Rama prezanton paketën antikrizë

Rama prezanton paketën antikrizë

274
SHPËRNDAJE

Rama: Bëjmë këtu një ndërhyrje për një indeksim me 7.5% për personat me aftësi të kufizuara, do të rrisim me 10% ndihmën ekonomike, do ta dyfishojmë ndihmën për gratë kryefamiljare me dy fëmijë.
Të gjitha gratë kryefamiljare që janë në kushtet e papunësisë do të marrin një ndihmë ekonomike të dyfishuar. Do të vazhdojmë programin e rritjes së pagave siç është paralajmëruar për sektorët prioritarë me buxhetin dhe afatin e vitit të ardhshëm, pasi kemi rritur me efekt nga muaji korrik pagat për ushtarakët, mjekët, mësuesit, do t’i rrisim përsëri. Sot me ndërhyrjen e dytë dhe një paketë rezistence afatmesme do të rrisim pagat për administratën që nuk ishin prekur prej shumë kohësh dhe do të rrisim pagat për pol e shtetit dhe për pol e burgjeve dhe këto trupa që nuk kishin rritje pagash prej kohësh pas një rritje masive që kishin marrë disa kohë më parë.
Rrisim pagën minimale nga 32 në 34 mijë lekë. Nuk do të ketë pagë më të ulët se 34 mijë lekë në RSH dhe me këto ndërhyrje besoj se i kapërcejmë në aspektin financiar paketat e natyrës një pako për 2 apo për 3 muaj dhe pastaj s’ka tjetër dhe krijojmë një bazë të rëndësishme, të zgjeruar rezistence të të gjitha këtyre kategorive në raport me situatën e inflacionit dhe granatojmë me laps në dorë, mosrënien dramatike të fuqisë blerëse por përkundrazi lëvizjen në ekonomi.

Mbështetja për naftën pa taksa për fermerët, rrisim financimin, mbështetja për TVSH-në e peshkimit rrisim financimin, mosprekja e çmimit të biletës së transportit.

S'KA KOMENTE