Rama për medien franceze: Shqipëria ka qenë Koreja e Veriut e Europës,...

Rama për medien franceze: Shqipëria ka qenë Koreja e Veriut e Europës, hapja e negociatave me BE-në hap thelbësor për ne

135
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një interviste për një medie franceze ku ka folur për hapjen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Sipas Ramës hapja e negociatave është një hap thelbësor për Shqipërinë, e cila ka qenë për shumë kohë nën regjimin komunist.Rama ka thënë se Shqipëria ka qenë vendi më i izoluar nga vendet komuniste dhe se vendi jonë nuk kishte marrëdhënie e shkëmbime madje as me vendet e Lindjes që i përkisnin dikur bllokut komunist.

Ai ka thënë se Shqipëria ka qenë Koreja e Veriut e Europës dhe se hapja e negociatave është një ndryshim thelbësor për vendin tonë.

“Deri më tani, nuk e kemi njohur shtetin e ligjit, shtetin e bërë enkas për qytetarin, ku gjykatësi është gjykatës, dhe pushteti është i ndarë si duhet. Ky është një ndryshim.
Për më tepër, Shqipëria ka qenë vendi më i izoluar nga vendet komuniste. Ne nuk kishim marrëdhënie e shkëmbime madje as me vendet e Lindjes që i përkisnin dikur bllokut komunist. Ne, ishim Koreja e Veriut e Europës. Ky është një ndryshim thelbësor shumë i thellë”, ka thënë Rama për medien  franceze.

Negociatat e Shqipërisë për anëtarësimin e vendit tonë në BE u hapën më 18 korrik të këtij viti.

S'KA KOMENTE