Rama për mediat amerikane: “Janë kazanë”

Rama për mediat amerikane: “Janë kazanë”

77
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama nuk ka ngurruar t’i cilësojë mediat amerikane ‘kazan’, ashtu si më herët ka quajtur mediat shqiptare.

Duke folur për shkrimet që kanë mbushur mediat në SHBA mbi çështjen McGonigal dhe lidhjen e ish-zyrtarit të FBI-së me të, Rama tha se ka edhe Amerika kazanë. Megjithatë nga ana tjetër, ai theksoi se nuk ka Zot në tokë që e blen Amerikën.

Biseda

Është tabloid Neë York Post. Unë merrem me aktakuzën, ke gjë për aktakuzën.

A keni gisht te shpallja non grata e Berishës?

Deri dje unë e bëja këtë nëpërmjet Sorosit. Tani iku Sorosi. Tani doli ky, nëpërmjet këtij unë kam kapur sekretarin e shtetit. Sikur SHBA-të të bliheshin dhe të shiteshin do ishin prej kohësh leckat e fuqive të naftës. Do i kishin blerë, do ik ishin shitur dhe do i kishin bërë leckë, gjithë ata trilionerë që janë në shkretëtirat e naftës. Si mund kryeministri i Shqipërisë, një vend i vogël të fusë nën kontroll SHBA-të dhe për çfarë për t’i vënë vulën non-grata një të vdekur që kujton se është gjallë.

Sikur Amerika të lobojë kështu, po të them që do ishte bërë leckë për të fshirë këmbët planeti.

Po mo influenca, po me çfarë, me piktura apo me video erotike. Shqipëria paska potencial që me para, me eros, me piktura ta marrë Amerikën për hunde dhe DASH, CIA, FBI të punojnë për të.

Ku ka Zot në tokë që e blen Amerikën, nuk ekziston.

Iu merr para biznesmenëve?

E para e punës ai ishte shefi i kundërzbulimit për Neë Yorkun dhe bën pikërisht këtë gjë, ha pilaf, bën punën e tij.

Ato janë kazanë të llojit të tyre. Kujton se Amerika nuk ka kazanët e vetë. Ndërkohë që gazeta serioze e referojnë me shumë korrektësi duke u bazuar te aktakuza. Jam kryeministri i Shqipërisë dhe patjetër do më përmendin emrin. Sepse emri im figuron në gjithë narrativën e aktakuzës.

Ta garantoj dhe unë, ka takuar njerëz të biznesit.

Ministrja e Drejtësisë në Vjenë?

Është një shpifje e atij të vdekurit që kujton se është gjallë. Nuk është e vërtetë që e ka takuar. Nuk kam çuar asnjë ministër në asnjë lloj misioni të tillë.

S'KA KOMENTE