Rama: Pas të moshuarve, të parët që vaksinohen janë punonjëset e fasonerive...

Rama: Pas të moshuarve, të parët që vaksinohen janë punonjëset e fasonerive dhe fabrikave

135
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama ka vizituar sot një fasoneri në Shkodër, ndërsa nuk i ka kursyer as batutat. 

Gjatë bashkëbisedimit me punonjëset e kësaj fasonerie, Rama tha se do të nisë vaksinimi për gratë dhe vajzat që punojnë në këto biznese, pasi të mbarojnë pensionistët. 

PJESË NGA BASHKËBISEDIMI
Rama:
 Zaho ka qejf qenin. Atë ka mikun e vetë. Sa pëllumba keni?
Sipërmarrësi: 80 apo 100
Rama: A është problem që bëjnë pis?
Sipërmarrësi: Po i lajmë. I kemi qejf.
Rama flet me vajzën e vogël të familjes: A ke motër apo vëlla?
Vajza: Jo
Rama: Si nuk ke motër? ! Si nuk ka motër?
Babai i saj italian: Po provojmë (flet babai i saj në italisht)
Rama i shpjegon dhe përfitimin nga bonusi i bebes
Rama: I bëra llafe italianit se pse e ka lënë gocën vetëm. I thash si s’të vjen zor, ke marrë alamet vajze nga Shkodra.
Punonjëset: I kemi thënë dhe ne.
Ramës i dhurojnë një tufë me lule
Rama: Lulet nuk i dhurohen burrave. Ua kam thënë 100 herë. Lulet i meritojnë ja, kjo lulja. Nuk i meritojnë ferrat. Pas vaksinimit të gjithë gjysheve e gjyshërve, ne do ta nisim vaksinimin për moshat më të reja, me të gjitha vajzat dhe gratë e mrekullueshme të fabrikave me material porositësi. Për gratë, burrat më vonë.

S'KA KOMENTE