Rama paralajmëron rrjet anti-korrupsion në spitale

Rama paralajmëron rrjet anti-korrupsion në spitale

92
SHPËRNDAJE


Rama komentoi dhe deklaratën e një mjeku të spitalit të Traumës pak ditë më parë, i cili kërkoi në një farë mënyre legalizimin e rryshfetit Ai shprehej se familjarët dhe pacientët mund t’i linin paratë te recepsioni dhe më pas t’i merrnin mjekët.

“Më bëri shumë përshtypje para pak ditësh i mjekëve dhe një zëdhënës që kërkonte legalizimin e rryshfetit. Ishte vërtet mbreslënëse për nga niveli i kurajos dhe paturpësia e propozimit. Niveli i shpërblimit të mjekëve dhe infermierëve duhet rritur, dhe ne do ta rrisim. Ky është një zotim i planifikuar të mbahet, pagat për bluzat e bardha do rriten në 40%”, tha Rama ndër të tjera.

Pjesë nga fjala e Edi Ramës:

Materniteti do të ketë rritje të kapaciteteve në 3 fish, një qendër për të porsalindurit. Këto janë rezultat i analizës së hollësishme të nevojave dhe zgjerimi i godinës aktuale, dhe rritja e konsiderueshme e nivelit të teknologjisë në këtë maternitet, shkojnë së bashku me njëra-tjetrën.

Reforma në Shëndetësi është në një kantier të madh që i përfshin të gjithë ato kantiere të vogla. Synimi për të realizuar autonomi spitalore, për të rritur kapacitetet në të gjitha aspektet, është tashmë në një proces të avancuar.

Më bëri shumë përshtypje para pak ditësh i mjekëve dhe një zëdhënës që kërkonte legalizimin e rryshfetit. Ishte vërtet mbreslënëse për nga niveli i kurajos dhe paturpësia e propozimit. Niveli i shpërblimit të mjekëve dhe infermierëve duhet rritur, dhe ne do ta rrisim. Ky është një zotim i planifikuar të mbahet, pagat për bluzat e bardha do rriten në 40%.

Por, të thuhet që ka ardh koha të legalizohet rryshfeti, është një mesazh kuptimplot që gjithë lëvizja anti-korrupison në të gjithë sistemin tonë shtetëror, ka filluar të ndjehet dhe shtrihet shumë më thellë.

Nuk mund të ketë në asnjë mënyrë barazim të të gjithë mjekëve, në përceptimin se të gjithë janë njësoj dhe të gjithë fusin duart në xhepat e familjarëve dhe pacientëve. E vërteta nuk është kështu dhe s’ka si të jetë.

Ne kemi në proces dhe ndërtimin e një rrjeti të tërë anti-korrupsion, nga ana jonë jo nga drejtësia e re, për të vendosur në një presion të dyfishtë gjithë sistemin publik. Edhe në spitale ne kemi filluar të vendosim rrjetin e individëve që do të jenë aty vetëm për këtë punë. Për të kontribuar në ndarjen e të njomit nga të thatët.

S'KA KOMENTE