Rama paralajmëron: Rrezikojmë mbylljen përsëri

Rama paralajmëron: Rrezikojmë mbylljen përsëri

403
SHPËRNDAJE

Kryeministri Rama ka deklaruar se Shqipëria rrezikon mbylljen për herë të dytë për shkak të pandemisë së koronavirusit. Në emisionin “Opinion”, Rama tha se shqiptarët duhet ta kuptojnë këtë dhe të respektojnë masat, jo të dëgjojnë filozofira.

“Sigurisht që po. Duhet të mbajë maskën kudo, brenda dhe jashtë. Të respektojmë distancën. Duhet të mos bëjmë dasma, të mos protestojmë për muzikë. të lajmë duart sa më shpesh dhe të japë secili kontributin. Unë personalisht e kam maskën tmerr, por nuk i hyj filozofive.

Është luftë që të mos mbyllemi prapë. Të gjithë rrezikojmë se filloi në Paris. Dua që të gjithë shqiptarët ta kuptojnë këtë dhe të mos dëgjojnë filozofira”, tha Rama. (A.M/Faxweb.al)

S'KA KOMENTE