Rama :“Nuk kemi hequr dorë nga fasha per energjine,do vendoset ne nentor!”

Rama :“Nuk kemi hequr dorë nga fasha per energjine,do vendoset ne nentor!”

68
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama është pyetur lidhur me shqetësimet e qytetarëve për faturat afrofe nga faturistët që nuk i bëjnë leximet e sahateve brenda muajit se si do veprohet. Ai tha se nuk ka më fatura afrofe. Ndërkohë Rama tha se fasha do të vendoset në nëntor. 

“Historia e faturave afrofe i përket të shkuarës. Nuk ka më fatura afrofe në Shqipëri. Ka fatura që vendosen sipas një mesatare të konsumit kur nuk është i mundur leximi i sahatit, por dhe numri i tyre është i vogël. Në ato pak raste kur mund të ketë ankesa ka një kanal ankimimi që funksionon më së miri përmes OSHEE.
Nuk ka fatura afrofe në Republikën e Shqipëirsë prej disa vitesh jo prej dimrit të kaluar”, tha Rama.

Por kryeministri paralajmëroi se fasha do vendoset dhe se nuk është hequr dorë prej saj.“Kemi pasur dy elementë që na kanë ndihmuar ta shtyjmë vendosjen e fashës e mos e vendosim në muajin tetor, ta shtyjmë, jo të heqim dorë.


Reshjet, që kanë shtuar kuotat në hidrocentrale dhe në Fierzë, dhe elementi i dytë është një trend kursimi që ka bërë që nevoja për energji të jetë shumë më e ulët se sa parashikimi.
Nëse trendi i kursimit e reshjet do vijojnë ne do e kalojmë pa asnjë të papritur tetorin. Në nëntor do vendoset fasha duke pasur parasysh parametrat ose do i rikthehemi diskutimit, në bazë të parametrave”.

S'KA KOMENTE