Rama nga Brukseli për mediat shqiptare: Ne nuk kemi humbur kohë duke...

Rama nga Brukseli për mediat shqiptare: Ne nuk kemi humbur kohë duke pritur!

144
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama në një prononcim të shkurtër për mediat shqiptare nga Brukseli është shprehur se vendi ynë nuk ka humbur kohë duke pritur fillimin e negociatave për anëtarësimin në BE për të ecur para.

“Vazhdon kjo ditë e kaq shumë pritur me, tani mbledhjen për dorëzimin e kornizës negociatore dhe për fillimin e drejtpërdrejtë të punës me negociatat formale.

Ne ndërkohë siç e kemi thënë më parë nuk kemi humbur kohë nuk kemi pritur që të fillojnë negociatat për të shkuar më tutje njësoj sikur negociatat të ishin hapur. Shqipëria jo vetëm hyn në katëshen e Ballkanit Perëndimor që negociojnë për anëtarësim, por në aspektin më të rëndësishëm që është rendi ligjor dhe drejtësia jemi në pararojë të të gjithëve”,  tha Rama.

S'KA KOMENTE