Rama nga Austria: Dimri i ardhshëm s’do jetë i lehtë

Rama nga Austria: Dimri i ardhshëm s’do jetë i lehtë

231
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Austri, ku po mban fjalën në Forumin Europian Ëachau për temën “Ruajtja e së ardhmes së Europës dhe zgjerimi i BE”.

Rama foli për samitin e BE, teksa tha se Bashkimi Europain ka nevojë për Ballkanin. Ai edhe një herë tha se ndjen keqardhje për BE, teksa tha se duket se Bashkimi Europian nuk është shumë I shëndetshëm.

Më duhet të them se ndihem i keqardhur për BE. Shumë i keqardhur. Shumë e kanë komentuar ato që unë thash, si një zemëratë e madhe, po mund të jetë. Por ka të bëjë me BE jo me ju. Qëndruam atje për 4 orë të tëra. I pamë i dëgjuam dhe ndjemë pafuqinë e tyre përballë situatës ku një vend i NATO si Bullgaria merr peng dy vendet, Shqipërinë dhe Maqedoninë. Në mes të një luftë të nxehtë. Ajo që dëmton pasiguri historike para syve të 26 vendeve të tjera që nuk bëjnë dot asgjë.

Parlamenti bullgar votoi për diçka, por dua të theksoj se kjo nuk lidhet vetëm me Bullgarinë. Bullgaria është shprehja finale e frymës së deformuar të zgjerimit. Ka dicka më të thellë që është humbur dhe duhet rikuperuar shpejt. Të gjithë dëgjojmë që Putin është shumë i sëmurë. Mund të jetë ose jo e vërtetë, por nuk duket sikur BE është shumë e shëndetshme dhe se hapësira jonë është e mbrojtur mirë nga ajo çka mund të vijë.

Dëgjova një prej miqve francezë që përsëriste se Putin ka bërë të kundërtën e asaj cka kërkonte duke përbashkuar Europën, duke sjellë bashkë NATO, por është shumë herët për tu thënë se nuk duket sikur dimri i ardhshëm do të jetë i lehtë dhe nuk duhet të marrim të mirëqenë cakun e durimit të opinionit publik që as nuk ekziston në Rusi.

Jemi shumë të lumtur që Ukraina mori statusin e vendit kandidat, shpresoj të mos kenë shumë iluzione, morën një ilaç kundër depresionit që është mirë për moralin dhe hormonet për njëfarë kohë. Më tej ju duhet të përballen me realitetin të cilin përballet Maqedonia”, tha Rama ndër të tjera

S'KA KOMENTE