Rama ne Spitalin Memorial të Fierit: Do jetë si një qendër e...

Rama ne Spitalin Memorial të Fierit: Do jetë si një qendër e transferimit të dijes edhe për spitalet e tjera në vend

269
SHPËRNDAJE

Spitali Memorial i Fierit ka nisur fazën e parë të shërbimeve. Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, inspektuan sot ambientet e spitalit, ndërsa komunikuan edhe me pacientët e shtruar, të cilët u shprehen të kënaqur për kushtet dhe cilësinë e shërbimit nga stafi mjekësor, i përbërë nga mjekë turq dhe shqiptarë.

Duke iu drejtuar mjekëve turq, Rama tha se misioni i tyre në Spitalin Memorial të Fierit do të jetë i dyfishtë pasi, përveç shërbimit, ata do t’i përcjellin kolegëve shqiptarë edhe dijet e tyre. Sipas Ramës, ky spital do të shërbejë edhe si qendër transferimi i dijes për spitalet e tjera në vend.

“Misioni juaj është i dyfishtë, edhe për të shërbyer , por edhe për t’i përcjellë kolegëve shqiptar të gjithë dijen. Ne duam që ky spital të jetë si një qendër për transferimi e dijes edhe për spitalet e tjera dhe për personelin shëndetësor në spitalet e tjera”, u shpreh Rama.

S'KA KOMENTE