Rama ne Roskovec: “Karrocën ka kush e tërheq këtu, nuk ka ngelur...

Rama ne Roskovec: “Karrocën ka kush e tërheq këtu, nuk ka ngelur ta tërheqin qentë. “

710
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama ka bërë thirrje pasditen e sotme nga Roskoveci, që në zgjedhjet e 14 Majit të votojnë Partinë Socialiste dhe Majlinda Bufin. Në të kundërt nëse ndodh ndonjë “lajthitje”,  u shpreh se nuk kanë për ta parë më për katër vite në qytet.

“Kur shkon të blesh kalë për karrocën, nga inati i zotit të kalit që është me parti tjetër, ç’bën, blen lepur?! Karrocën ka kush e tërheq këtu, nuk ka ngelur ta tërheqin qentë. Bile kemi shumë gjëra që do t’i bëjmë mirë, s’i kemi bërë të gjitha mirë, por një gjë është e sigurt: kuaj për të tërhequr karrocën ne jemi. Të tjerë nuk ka.

Mos e lodhni kokën fare dhe ça keni rreth e rrotull, merrini votoni Bufin dhe për katër vitet e ardhshme do bëjmë katër herë më shumë për Roskovecin. Larg qoftë ndonjë lajthitje, katër vjet mua këtu nuk më shifni”, u shpreh ndër të tjera Edi Rama.

Më tej, kryeministri tha se qeveria e drejtuar prej tij synon që brenda vitit 2025 të rrisë më tej pagën minimale duke e çuar në 45 mijë lekë.

“Pagën minimale tani e kemi 40 mijë lekë, jashtë parashikimit. Ata kur bëjnë programe elektorale, premtojnë nënë e babë, se e dinë që s’do kenë gjë në dorë. Ne do ta çojmë në 45 mijë lekë brenda 2025 dhe ta bëjmë 60 mijë lekë në vijim. Ne po i shtyjmë shumë fortë bizneset të rrisin pagat e tyre”, vijoi ai.

Pjesë nga fjala e kryeministrit Edi Rama:

Këta janë me damkë në lule të ballit nga miqtë tanë më të mëdhenj. Shqipëria nuk mund të marrë damkën e tyre dhe ta vërë në lule të ballit të vetë. Pa ata jo vetëm që bëhet, por siç e kanë treguar këto katër vjet, bëhet dhe shumë më mirë. Nuk e di kush është kandidati këtu, por di që është një kukull e tyre. Këta janë kandidatë që nuk hahen.

Ne sot jemi në një moment shumë të rëndësishëm të këtij vendi. Jemi duke plotësuar një kthesë shumë të madhe dhe shumë të vështirë, qëkur e morëm detyrën. Duam të shkojmë 10,000 euro për frymë. Jemi sot në një moment shumë të rëndësishëm kur po rrisim pagat si asnjë moment më parë. Prillin tjetër paga do të shkojë 900 euro.

Pagën minimale tani e kemi 40 mijë lekë, jashtë parashikimit. Ata kur bëjnë programe elektorale, premtojnë nënë e babë, se e dinë që s’do kenë gjë në dorë. Ne do ta çojmë në 45 mijë lekë brenda 2025 dhe ta bëjmë 60 mijë lekë në vijim. Ne po i shtyjmë shumë fortë bizneset të rrisin pagat e tyre.

Ne s’kemi asnjë taksë për bujqësinë. Ne i kemi dhënë bujqve fushë të lirë komplet, që të rriten, të fuqizohen. Kemi arritur në gjysmë miliardi eksporte. Si mund të diskutojmë ne se çfarë do bëjmë në 14 Maj dhe si t’i hyjmë detit në këmbë. Si mund të diskutohet? Nuk e kuptoj fare.

Kur shkon të blesh kalë për karrocën, nga inati i zotit të kalit që është me parti tjetër, ç’bën, blen lepur?! Karrocën ka kush e tërheq këtu, nuk ka ngelur ta tërheqin qentë. Bile kemi shumë gjëra që do t’i bëjmë mirë, s’i kemi bërë të gjitha mirë, por një gjë është e sigurt: kuaj për të tërhequr karrocën ne jemi. Të tjerë nuk ka.

Mos e lodhni kokën fare dhe ça keni rreth e rrotull, merrini votoni Bufin dhe për katër vitet e ardhshme do bëjmë katër herë më shumë për Roskovecin. Larg qoftë ndonjë lajthitje, katër vjet mua këtu nuk më shifni.

S'KA KOMENTE