Rama ne Roskovec inspekton vaksinimin

Rama ne Roskovec inspekton vaksinimin

369
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar sot qendrën ku po vaksinohen të moshuarit në Roskovec, ndërsa vlerësoi vaksinën kineze ‘Sivonac’. 

Teksa shoqërohej nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, Rama përmendi një artikull të New York Times për vaksinën kineze, që renditej e para. 

PJESË NGA BASHKËBISEDIMI
E moshuara: 
T’u bëftë dita një mijë për këtë që na bëtë
Rama: Dje kishte nxjerrë New York Times një artikull, ku kjo vaksinë ishte e para
Manastirliu: Dhe ka më pak efekte anësore.
Rama: Ishte e para. Dhe gjithë këto Mbretëritë e Lindjes së Mesme, këtë vaksinë bëjnë. Turqia po ashtu. Janë rreth 50 vende që bëjnë këtë. Po rritet numri i vendeve që e bëjnë.

S'KA KOMENTE