Rama në kantierin e parë fotovoltaik ne SEMAN,FIER: Do e kthejë Shqipërinë...

Rama në kantierin e parë fotovoltaik ne SEMAN,FIER: Do e kthejë Shqipërinë në vend eksportues të këtij sektori

235
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama këtë të premte i shoqëruar nga ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku  ka parë nga afër kantierin e parkut të parë fotovoltaik në vend “Blue 1”, më i madhi projekt në rajon i energjisë së rinovueshme, një investim madhor me një kapacitet prej 50 deri 200 MW.

Rama përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka bërë me dije se një projekt i tillë jo vetëm do të plotësojë nevojat për energji për 30 mijë familje të zonës, por do ta kthejë Shqipërinë në një vend eksportues të këtij sektori.

Fier, Seman – Në kantierin e një tjetër parku me energji diellore, një investim vendas për një kapacitet prej 50 deri 200 MW, që hap pas hapi jo vetëm do të plotësojë nevojat për energji për 30 mijë familje të zonës, duke kontribuar në planin strategjik të kthimit të Shqipërisë në një vend eksportues neto të energjisë elektrike

”Blue 1” do të pasohet më tej edhe nga projekti “Blue 2”, ndërkohë që një listë e tërë projektesh për energji diellore është në rrugën e jetësimit të politikave të ndërmarra nga Qeveria Shqiptare për diversifikimin e burimeve energjitike dhe pavarësinë e plotë të #Shqipërisë2030 nga importi“, shkruan Rama. 

Kreu i qeverisë ka vënë theksin edhe tek kursimi i energjisë, ku u shpreh se shumë shpejt do të nisin fushatat për ruajtjen e energjisë edhe gjatë stinës së verës.Do ta bëjmë vetë në rastet ku sipas përcaktimeve të sakta niveli i prodhueshmërisë së tokës të jetë nën atë të dëshiruarin për prodhim bujqësor. Arsyeja e tretë është se do të duhet tregu nuk mund dhe nuk është domosdoshmërisht e lidhur me tregun pasi ai duhet që të garantohet. Volume i investimeve që kanë kolosale është gjigand. Ne do të kishim bërë shumë më shumë investime por u përballëm me rritjen e çmimit, duke bërë që shumë fonde të përdoren për përdorimin e tyre në vend që të  investohen. Tashmë vjen edhe vera që niveli i harxhimit është shumë i madh aq më tepër me konsumin e turizmit, por këto janë halle të mirëseardhura në krahasim me ato që kemi pas më parë”, ka thënë Rama.

S'KA KOMENTE