Rama ne Fier flet per ekonomine dhe taksen e sheshte qe favorizon...

Rama ne Fier flet per ekonomine dhe taksen e sheshte qe favorizon oligarket

88
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama, në një takim me kandidatet e PS në Fier, u ndal tek ekonomia dhe dallimet mes dy taksave, progresive të aplikuar nga Partia Socialiste dhe taksa e sheshtë që është premtimi elektoral i Partisë Demokratike. “Po mbarojmë një mandat të thyer në mes nga pandemie. Por edhe një ngjarje që na u duk se na theu në mes si tërmeti shkatërrimtar i 15 muajve më parë, por ne po ringrihemi më të fortë.
Më të riforta po ringrihen familjet që humbën strehën dhe po kthehen në shtëpi më të forta, më të bukura. Po ringirhen komunitetet si ai i Thumanës, Fushë Krujës, i Bubqit.

Ndërkohë që falë kësaj përpjekje të përbashkët dje falë punës sonë të palodhur, vullnetit tonë të palëkundur, durimit tonë të stërvitur dita ditës, ne dhe ata, por ata në radhë të parë po shohin se çfarë mund të bëjmë së bashku.

Përtej këtyre dy goditjeve dhe pavarësisht imponimit të forcës së këtyre goditjeve, ne nuk e kemi ndaluar për asnjë moment punën në të gjitha drejtimet, më e rëndësishmja është që sot flasim për fakte si ato që sapo renditi Erjoni, për të vazhduar me zero takse për biznesin e vogël dhe 0 TVSH për ata që kanë një xhiro deri në 100 mijë dollarë në vit.

Ne premtuam vetëm përgjysmimin për taksën e biznesit të vogël që e bëmë menjëherë, por tani e gjitha është zero. Ky akti më i madh i solidaritetit për ata njerëz që në kushtet e pandemisë i mbështetëm sa mundëm dhe pavarësisht se e hodhëm këtë ide në tavolinë, jemi krenar, që këtë masë të vendosur PS, e ka vendosur dhe është angazhuar ta mbajë deri në 2029.
Kjo është për të nxitur punësimin në biznesin e vogël, ku faktikisht duhet një masë e mirë në funksion të gjitha atyre që presin një gjë të mirë nga shteti. Përtej kësaj, rritëm pagën minimale 50% dhe sot e kemi 300 mijë lekë, sigurisht që nuk mjafton, deri në fund të mandatit të tretë të synojmë 400 mijë paga minimale, që është realisht një vendosje në një nivel tjetër, e mbështetjes që kanë me paga më të ulëta.

Nga ana tjetër, ne jemi vërtetë të habitur të diskutonim vijmësisht se me çfarë kurajo, me çfarë papërgjegjshmërie mund të rikthehet PD tek taksa e sheshtë. Përsëri taksa e sheshtë, që është krijuar për të favorizuar më të pasurit dhe goditur më të varfrit. Për të favorizuar ata që fitojnë më shumë. Taksa e sheshtë është e oligarkëve, si kod i komunikimit. Sot, oborri i krushqve të uritur dhe dhëndrit aty, faktikisht është shfaqur që pamjen e buzëqeshur që Iliri dhe Saliu e përdorin këtë dhëndër thjesht e vetëm si një pararojë, të asaj që është qëllimi i tyre, për të rivënë në kontroll drejtësinë dhe thonë do të rikthejmë taksën e sheshtë. Domethënë do të rikthehemi në kohën kush fitonte më pak paguante më shumë, kush fitonte më shumë paguante më pak. Është një sasi marramendëse parash që e përdorim për investime. Ky është fakti, nga ana tjetër duke vendosur taksën progresive jemi sot në gjendje të shkojmë më tutje për ata që paguajnë më pak. Ata që kanë një pagë deri në 400 mijë lekë ata paguajnë vetëm shërbimet shëndetësore. Ashtu sikundër kemi vënë re që kemi pasur të qartë dhe më parë që nuk është e lehtë për kategorinë që paguhet me taksa më të larta të jenë në fashën e progresivitetit më të lartë. Ne nuk do të rrisim asnjë qindarkë pagën e ministrave dhe të deputetëve siç nuk e kemi rritur nga dita e parë dhe nuk do të ulim taksën e fitimit të më të pasurve, ka qenë dhe do të jetë 15% deri në 2025. Në shkelje të parimeve bazë të filozofisë, u goditëm fort unë i pari si njerëzit. Pikërisht atyre që akuzohemi se i kemi lehtësuar barrën morale sipas nesh në raport me shoqërinë”,

S'KA KOMENTE