Rama ne Fier: Ata fermerë që hedhin produktet kanë mbetur prapa

Rama ne Fier: Ata fermerë që hedhin produktet kanë mbetur prapa

220
SHPËRNDAJE

“Synojmë të arrijmë 500 milionë euro eksporte të prodhimeve bujqësore”. Kështu u shpreh kryeministri, Edi Rama gjatë një takimi me fermerët në Fier, duke hedhur poshtë pretendimet e prodhuesve të cilët hedhin prodhimin e tyre.

Ai tha se krahasuar me vitin kur qeveria e tij mori detyrën, Shqipëria sot punonte dyfishin e tokës. 

“Ato produkte që dalin në televizor duke u hedhur, janë shëmbëlltyrë e të mbeturit prapa pa dashur të kuptojnë atë që shumica e fermerëve e kanë kuptuar. Sot falë tyre ne po synojmë 500 milionë euro eksporte nga 130 milionë që eksportonim kur nisëm këtë rrugë. Synojmë të arrijmë në këtë vit gjysmë miliardë eksporte frutash dhe perimesh. Eksporte të cilat përkundër atyre që shfaqen në televizone, është një Shqipëri që punon dyfishin e tokës që punonte kur ne nisëm detyrën. Kjo sepse u vumë në dispozicion ujin.

Predikimet e bëra janë nga persona që nuk e kanë idenë se çfarë bëhet në të vërtetë duke menduar se në fshat njerëzit po vdesin për bukë”-tha Rama mes të tjerash.

Gjithashtu Kryeministri, Edi Rama nuk la pa përmendur edhe protestën e pedagogëve gjatë takimit që mbajti me fermerët e Fierit. Rama tha se askujt nuk u ishin bërë më shumë rritje rrogash sesa pedagogëve, ndërsa shtoi se ata që protestonin ishin një pakicë. 

Mes të tjerash, ai sulmoi sërish kreun e sindikatës së pedagogëve, Sandër Kovaçin duke thënë se ky i fundit ndihej krenar që kishte qenë pjesë e SHIK.

“Askujt nuk i janë rritur pagat sa i janë rritur pedagogëve, e çfarë duan ata. Kërkojnë sërish. Por fatmirësisht nuk janë të gjithë. Pasi këta janë një pakicë në drejtimin e një figure të SHIK që e thotë edhe me krenari. Dhe është një grup, një turmë që nga foltorja që del në dyert e universiteteve sikur brenda bëhet nami. Natyrisht që rritja e pagave nuk është e mjaftueshme, por le ta themi të vërtetën ne kemi inflacionin më të ulët”, tha Rama.

S'KA KOMENTE