Rama ne Asamblene e PS kritika ndaj socialisteve per hapjen e partise

Rama ne Asamblene e PS kritika ndaj socialisteve per hapjen e partise

61
SHPËRNDAJE

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama gjatë fjalës në Asamblenë Kombëtare të PS nuk ak kursyer kritikat ndaj të vetëve për hapjen e partisë.

Rama thotë se 5 mijë e 500 organizatat e PS në gjithë vendin duhet të hapin dyert për ccdo qytetar, dhe jo vetëm për të dhënë e marrë punë shteti për veten e kushërinjtë.

Ai gjithashtu ‘alarmoi’ të vetët se partia nuk zgjohet vetëm kur vijnë zgjedhjet, ndërsa mes zgjedhjeve të mbahet gjallë si moccal për interesa të të privilegjuarve.

Për Ramën, rezultatet e hapjes së partisë nuk janë në nivelet që pretendohet dhe gjithmonë për këtë ka justifikime që e kanë shtyrë në kohë.

‘’Asnjëherë skam qenë më i trazuar pas një fitoreje se kësaj here. Jo se sfidat e mëparshme kanë qenë të lehta, dhe të nesërmen e fitores kam parë fusha me lule. Sa më shumë gara fiton, aq më shumë rrezikon të humbasësh sensing e vetëkorrigjimit.

Kjo sfidë e re më të madhen e vështirësive, ka vështirësië e të kuoptuarit, besuarita, adresimit me të gjitha forcat të nevojës ëpr t’u përmirësuar më tutje. Si individ, skuadër, familje politike.

Dehja nga fitoret, prirja vetëpëlqimit, rënia e dëshirësp ër të përmirësuar, shpërfillja ndaj dobësive, boshllëqet, shurdhimi ndaj kritikave janë tipare karakteristike të fituesve që kthehen

Të ngulim këmbët në tokë e shtrijmë sytë në horizont. Kjo që kemi përpara është koha që ne të gjejmë fuqi të reja për të parë veten, skuadrën tonë si kolektiv, për ta parë fitoren tonë me sy kritik.

Na duhet një forcë e re, pasion i ri politik, kapërcim i vetvetes për ta ngjtiur më lart Shqipërinë. Të gjejmë për të ngulmuar edhe më fort në punën ton,ë duke korrigjuar sa më parë të jetë e mundur, sa më shumë të jetë mundësia gjithccka kemi konstatuar apo konstatojmë se nuk shkon.

PS duhet të bëhet një komunitet që jeton me aspiratën, aspiratën e madhe për t’i sjellë Shqipërisë drejtësi e mirëqënie, ccdo ditë e më pak një ngrehinë për organizata ku shkon të merret për të marë punë në shtet, apo dilet për të përplasur derën.

5 mijë e 500 dyert e organizatave tona në Shqipëri duhet të behen 5 mijë e 500 dyer të hapura mundsisht për qindra mijëra njerëz për të kultivuar qytetarinë demokratike.

Mendimin dhe aktivizmin politik. Vullnetarizmin e solidaritetin social. Për të debatuar tema me interes publik. Për të ndarë tema e shqetësime për komuntiet përkatës e Shqipërisë, dhe jo për të marrë e dhënë punë shtet për vete e kushërinj.

Kemi bërë shumë përpjekje, jemi nisur shumë herë drejt këtij qëllimi, fushata hapjeje, ture anë e kënd, borde qytetare pranë PS< riorganizimie e ri riorganizime të rinisë, grave, partisë, sisteme aktivizimi dhe ndërverpimi dixhital, këshilla politik rajonesh, vendime, ristrukturime, qarkore për më shumë qytetari e meritokraci, më pak letargji e burrokraci në kohën jozgjedhore.

Përmirësimet kanë qenë të pamjaftueshme, fatkeqësisht rezultatet jo në lartësinë e duhur janë justifikuar gjithmonë njësoj ndërkohë që vitet kalojnë, duke thënë jo po sështë kollaj të gjesh njerëz të rinj, jo po mos i prishim ekuilibrat se po vijnë zgjedhjet, mos i ngarkojmë njerëzit, jo po na mërziten ata poshtë, jo po nuk afrohen njerëzit po nuk u then punë shtet, jo po kur ska punë kryetari i organizatës nuk i vjen mbrapa. Jo po rinia është indiferente dhe nuk do punë partia, jo po tek zona ime s’duan gra, jo po statute, udhëzimi, kryebashkiaku, ministrja, jo po dua mbështetje nga lart, jo po ccna duhet sherre nga poshtë, jo po ccdeshi ai te zona ime, jo po nuk e du ate lagjia ime, jo po ai pi kafe te lokali i PD, jo po ajo ia la lokalin LSI. Patjetër që nuk është e lehtë, të harrosh një qëllim kaq themelor për shëndetin e një partie politike si e jona, për vlrën e kapitalin njerëzor e një partie politike, për gjykimin nga publiku sicc është qëllimi i transformimit të vazhdueshëm të partisë në një komunitet të gjallë vlerash e zhvillimesh shoqërore, është sit ë pajtohesh qorrazi me vetëkyccjen brenda një rrethi vicioz.

Sukses afatgjatë do të thotë hapja përtej ccdo individi. Duke u bërë bisht dhimbjeve të mëdha të kokës që arrin arritja e këtij qëllimi, partia merret peng nga qerthulli i mbyllur, rrethet e privilegjuara, agallëku provincial në komunitet, figurat e konsumuara apo pacilësitë e nevojshme për t’u thënë të tjerëve një mesazh me figurën e tyre në krye të organizatave e deri në krye të Asambleve të Bashkive në jo pak raste. Gjithë organizmi ekspozohet prej gjëndrave malinje që zhvillohen sepse shtyhet pafundësisht në kohë kura e duhur. GJithmonë me justifikim nuk është ky momenti. Kjo incerci vetëmjaftueshmërie, mungesa e sinergjisë me komunitetin, flas në kohën mes dy fushatave, shtrirja e pafunme e përballjes me problemin thelbësor të një kapitali kaq të ccmuar në jetën publike shqiptare si PS, jo vetëm ul cilësinë politike, por edhe më e rëndë, bën politikën, dhe ne kemi kontributin tonë fatkeq, ngjajmë me një cirk pelivanësh e duket si një punë ccakejsh të rinjve e ndihen larg politikës. Partia nuk zgjohet vetëm kur vijnë zgjedhjet, e as mund të mbahet gjallë si moccal interesash të rretheve të privilegjuara në komunitetet e vendit. E vërteta e hidhur, pavarësisht dallimeve me PD, pasqyra e partive shqiptare në pushtet qysh prej 30 vjetësh në sytë e komuniteteve të shqipërisë ngjan si një copë e filmit Koncert në vitin 36. ‘’- tha Rama.

S'KA KOMENTE