Rama ndan foton nga takimi informal. Kurti refuzoi ftesën e Shqipërisë

Rama ndan foton nga takimi informal. Kurti refuzoi ftesën e Shqipërisë

49
SHPËRNDAJE

Menjëherë pas përfundimit të takimit informal mbi Planin e Ri  të mbështetjes financiare dhe ekonomike të BE-së për Ballkanin Perëndimor në Tiranë, kryeminsitri Rama ka ndarë në rrjetet sociale një foto me homologët e tij dhe Varhelyi.

Pjesë e këtij takimi i cili zgjati për rreth 1 orë e 30 minuta, ishin kryeministrja e Serbisë Ana Brnabic, shefi i qeverisë malazeze Dritan Abazoviç dhe kryeministrija e Bosnjë-Hercegovinës, Borjana Kristo, si edhe komisionari i BE-së për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varheyli.

Kujtojmë që në takimin e sotëm refuzoi të ishte i pranishëm kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Mungesa e Kurtit nga shumë analistë është cilësuar si një humbje për Kosovën pasi do të ishte zëri dhe pozicioni i saj në këtë Samit dhe si një mundësi e humbur për të rregulluar marrëdhëniet me kryeministrin Rama.

S'KA KOMENTE