Rama mesazh të prerë BE-së: S’heqim dorë derisa Shqiperia te jete pjese...

Rama mesazh të prerë BE-së: S’heqim dorë derisa Shqiperia te jete pjese e BE

43
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama i ka dërguar një mesazh të prerë vendeve të Bashkimit Evropian, teksa ka deklaruar se nuk do të heqë dorë derisa Shqipëria të bëhet pjesë e familjes së madhe evropiane.

“BE është e para dhe më e rëndësishmja për ne, prandaj nuk heqim dorë prej saj. Edhe pse Evropa nuk po shkon mirë, ne prapë e duam. Duhet të ndërtojmë një vend evropian me institucione, shtet të së drejtës, demokraci funksionale.

Është me rëndësi të kuptohet se ne jemi evropianë, por të qenit pjesë e BE për ne nuk është të shtosh rrëmujën”, ka thënë kryeministri.

Kryeministri Rama ka folur edhe për fillimet e tij në politikë, nga Forumi Convoco, në Salzburg.

Ai ka deklaruar se nuk e kishte menduar kurrë të bëhej ministër dhe për herë të parë ka shkelur në godinën e Ministrisë së Kulturës, kur u bë ministër kulture në vitin 1998.

“Në ’98 m’u dha puna e ministrit të Kulturës. S’kisha menduar kurrë të bëhesha ministër dhe Ministria e Kulturës ishte godina e parë ku kam hyrë. Kur u bëra kryetar bashkie gjeta një qytetar pa hapësira publike. Njerëzit jetonin në hapësira shumë të vogla.

Ata ndërtonin bunkerë për t’u mbrojtur, në vend të shtëpive. E nisëm me lyerjen e ndërtesave. Ishte një operacion politik me ngjyra. Mendova se po gaboja, thashë se duhet të ndalojë, por bëra një anketë, ata që pëlqenin ishin 67% dhe 85% e njerëzve donin që të vazhdoja”, është shprehur Rama.

S'KA KOMENTE