Rama mesazh studentëve: Për të hyrë në auditore duhet vaksina

Rama mesazh studentëve: Për të hyrë në auditore duhet vaksina

32
SHPËRNDAJE
242401385 10159018241481523 1794776154901293112 n
Pamje nga procesi i vaksinimit, shperndare nga Edi Rama

Kryeministri Edi Rama e nis ditën me një mesazh për studentët që do të kthehen në auditore. Ai thotë se vaksinimi është i detyrueshëm për ata që duan t’i ndjekin leksionet fizikisht.

Tashmë vaksinat mund të bëhen dhe në universitete, për studentët dhe pedagogët, thotë Rama.

“Mirëmëngjes, dhe duke ju kujtuar se për të hyrë në auditor vaksinimi është i detyrueshëm, si edhe duke ju njoftuar se tanimë dyert e universiteteve janë hapur për vaksinimin e pedagogëve e studentëve, si një garanci më shumë, për një ecuri sa më të mirë të vitit të ri akademik që është në prag, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë.

S'KA KOMENTE