Rama leter kryebashkiakeve dhe kandidateve per fushaten elektorale

Rama leter kryebashkiakeve dhe kandidateve per fushaten elektorale

138
SHPËRNDAJE

Partia Socialiste, pak ditë më parë njoftoi se nuk do të zhvillojë një fushatë elektorale me takime masive duke shmangur shpenzimet e tepërta. Kursimin e parave nga fushata përmes ndryshimit të strategjisë, socialistët do i përdorin për të mbjellë fidanë në bashkitë ndryshme të vendit.

Duket se kjo ide është bërë realitet, ku vetë kryeministri Edi Rama u ka dërguar një letër kryetarëve të bashkive për këtë bashkëpunim, ku t’i njoftojnë për zonat se ku është e nevojshme që të mbillen këto pemë.

Në letër thuhet se PS nuk do të shpenzojë për materiale propagandistike për fushatën e 14 majit dhe ato para do i jap për mbjelljen e pemëve.

 “Partia Socialiste ka vendosur që një pjesë të buxhetit të saj elektoral, ta shpenzojë jo për materiale propagandistike për fushatën e 14 majit, po për t’i dhuruar peme bashkive të vendit tonë, duke ulur kështu sadopak ndotjen e fushatës zgjedhore dhe duke lënë pas për komunitetet sadopak oksigjen më shumë.

Kësisoj, duke filluar nga data 11 prill, Partia Socialiste dëshiron të zhvillojë përveç aktiviteteve te tjera edhe mbjellje pemësh në territorin e bashkisë tuaj.

Për sa më lart, duke shpresuar se ju do ta pranoni donacionin e Partisë Socialiste, ju lutem të na vini në dispozicion një kontakt pune, që të informohemi për pikat e mundshme te mbjelljeve, si edhe të sigurohemi për përgatitjen e nevojshme e truallit për t’u mbjellë.

Ju faleminderit paraprakisht 

Edi Rama”, thuhet në letër.

Letra i ka shkuar edhe Bashkisë Shkodër, e vetmja që drejtohet nga një kryebashkiak opozitar, Bardh Spahia.

S'KA KOMENTE