Rama komenton listat:LSI është lista e SPAK-ut dhe OFL-së, PD zhgenjyese

Rama komenton listat:LSI është lista e SPAK-ut dhe OFL-së, PD zhgenjyese

127
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama ka bërë një përshkrim sesi janë sot listat e PS-së, PD-së dhe të LSI-së, në një kohë kur tashmë janë bërë publikë dhe emrat e kandidatëve.

Rama tha se pika më e fortë e PS-së është vetëndryshimi dhe prurjet e Reja, ndërsa tha se ishte i zhgënjyer nga PD, që sipas tij kishte mundësi për të gjetur emra më të mirë dhe më të pakonsumuar.

Sa për LSI-në Rama tha se listat e kësaj force politike, janë listat e SPAK-ut dhe të OFL-së.

Pjesë nga fjala e Ramës:

Më lejoni që të bëj një përkufizim si e shoh unë karakterin e forcave që janë publikisht me formacionet e tyre. PS e mishëron më shumë se asnjëherë më parë karakterin e vetë shoqërisë, ne kemi një kuadër që shkon përtej PS-së dhe që reflekton fuqinë tonë për vetëndryshim, e cila është pika e parë për drejtimin e manualit të PS. Nën drejtimin e Fatos Nanos, ka pasur vazhdimisht vetëndryshim, jam i bindur që është e vetmja mënyrë që një parti politike ti rezistojë kohës.

Skuadra e PD-së është zhgënjyese për mua, nuk besoj se ky është maksimumi që mund të bënin ata, pa vizion, pa formë. Nuk besoj që rrethi i influencës së PD të jetë aq i ngushtë, dhe të mos ofrojë më shumë sesa kaq. Lista e PD është afirmimi i fosilizimit, ndërsa për listën e LSI nuk dua të humbas kohë, ajo është lista e SPAK-ut dhe e OFL-s.

Nuk kishte si mund të ishte ndryshe, më vjen keq për ata të rinj dhe të reja, që janë thjesht i returazh i karkalecave të Monikës, që janë aty në qendër. Është thjesht afirmimi i një katandie keq e më keq, të një force politike që ka luajtur rolin e saj në momente të caktuara. Sot është një magazinë private që drejtohet nga gruaja e presidentit që shet dokrra dhe ble votat.

S'KA KOMENTE