Rama kërcënon gjykatësit dhe prokurorët: Do t’u bëhet e vështirë, nuk ka...

Rama kërcënon gjykatësit dhe prokurorët: Do t’u bëhet e vështirë, nuk ka më lojë

212
SHPËRNDAJE

Kryeministrit Edi Rama nga foltorja e Kuvendit foli sërish për “luftën” që ka nisur qeveria së fundmi në kuadër të paketës ligjore Anti-KÇK, duke thënë se me këtë nismë po goditet krimi mu në zemër.

Rama nuk la pa përmendur edhe gjyqtarë edhe prokurorë të cilët ende nuk kanë kaluar vettingun që po presin në rradhë dhe po përfitojnë sa të munden, duke u përpjekur sipas tij “Të Kapin Ça të Kapin”.

Rama u shpreh se gjyqtarët dhe prokurorët do të pezullohen brenda tre ditësh nga detyra dhe më pas do të nisë hetimi ndaj tyre dhe dërgimin pas hekurave.

Është fakt se në këtë fazë ku reforma në drejtësi po vazhdon të zbatohet dhe kur vetting po vazhdon të pastrojë llumin nga pallati i drejtësisë, një pjesë jo e vogël e llumit kanë hyrë në fazën e fundit të karrierës së tyre të shkurtuar nga Reforma në Drejtësi.

Gjykata po merr vendime të tmerrshme që janë bërë publike dhe nga ato që nuk janë bërë publike. Që nga lirimi i disa personavë të dënuar për vrasje deri në tjetërsime spektakolare të pronave. Për këtë arsye në kemi vendosur të ndërmarrim një ofensivë shembullore si asnjëhere më parë në të dyja anët e medaljes.

Sot po i vjen fundi pafuqisë ligjore në mënyrë urgjente ndaj të gjithë atyre që po vijojnë të përdorin çekiçit e drejtësisë për të ndërmarrë akte kriminale. Ndaj kritikave haptazi korruptive dhe kriminale të gjykatësve duke kërkuar brenda tre ditësh pezullimin e tyre nga detyra.

Pezullimin e mënjëhershëm duke i hapur rrugë fillimit të mënjehrëshëm të hetimeve gjykatësit në fjalë. Këta që mendojne kur tu vijë vettingu deri sa të Kapin Ça të Kapin, do tu bëhet më e vështirë sepse do tu verifikohet figura dhe pasuria. Të pezulluar dhe të verfikuara, menjëherë hapjen e procesit penal dhe dërgimin bashkë me shokët parapa hekurave.

Nuk mund të ketë më një lojë macja me miun. Në këtë lojë opinion publik nuk di më çfarë të besojë. E di shumë mirë që e kemi tronditur krimin e organizuar në palcë me ofensivën e OFL-së.

Në studio televizve ka njerëz që paguhën nga krimi i organizuar për të bërë avokatin e krimit të organizuar. Kanë bërë pasuri duke vrarë. Për njerëz që kanë helmuar gjakun e të rinjve duke futur drogë dhe që kanë marrë pjesë në rrjetin e krimit të organizuar dhe që janë të dënuar, apo dhe deri nga drejtësia e lodhur shqiptare. Për njerëz që kanë njollosur në vijimësi Shqipërinë dhe të gjithë politikanët shqiptare. Ofensiva që ne po bëjmë nuk është një lojë. Është një operacion që ia fut thikën mu në zemër krimit të organizuar.”- u shpreh Rama.

S'KA KOMENTE