Rama : Jam kundër zgjedhjes së presidentit nga populli

Rama : Jam kundër zgjedhjes së presidentit nga populli

64
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur pyetjes së gazetarëve në lidhje me zgjedhjen e presidentit të vendit nga ana e popullit.

Rama tha se ishte kundër për shkak se në republikën tonë, presidenti nuk ka pushtet dhe sipas tij do të ishte e pakuptimtë që të zgjidhej nga shqiptarët.

Ndër të tjera Rama sulmoi edhe Ilir Metën kur tha se kemi pasur një fatkeqësi natyrore për disa vjet në atë godinë.

Deklarata e Ramës u bë gjatë prezantimit të 12 pyetjeve të Këshillimit Kombëtar.

Pyetje:A mundet që në pyetësorin e radhës të shtohet pyetja që presidenti të zgjidhet nga populli?

Rama: Për mua ka rëndësi cfarë thone qytetarët, në pritshëmrinë time 300 mijë ishin objektive, mbi 500 mijë I ka kaluar pritshmëritë. Është e jashtëzakonshme. Në këshillim ka peshë edhe një grup interesi me 20 veta, dëgjojnë kuptojnë dhe lidhjet me vendimmarjet tona.

Mbi 500 mijë që kanë marrë mundimin të mbushin atë pyetësor na kanë bërë një nder shumë të madh. Shpresojmë tua kthejmë nderin atyre por edhe të tjerëve që kanë qene skpetik.

Një nga pyetjet që kam hasur ka qenë cfarë rëndësie kemi ne që përgjigjet tona do merren parasush. Tani është radha jonë të kuptojmë se kanë vlerë përgjigjet. Të gjitha do të bëhen sic I kanë kërkuar qytetarët.

Unë jam kundër që një republikë e jona që presidenti të zgjidhet nga populli.

Që ska pushtet, që është një figurë, që të gjithëve iu është ngatërruar fotografia e rolit të presidentit, se kemi pasur një fatkeqësi natyrore për disa vjet në atë godinë, por roli i presidentit në republikën tonë është i tillë që e bën të pakuptueshme pse duhet të zgjidhet nga populli.

Nëse do i jepni më shumë fuqi, do të ishte gjëja e duhur për të bërë. Jam kundër për të parën por jo për të dytën, mund të rishikohet, kërkon shumë punë, konsultime dhe shkon përtej vendimmmarjes së qeverisë.

S'KA KOMENTE