Rama iu ndan porositë kandidatëve për deputetë

Rama iu ndan porositë kandidatëve për deputetë

70
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama iu drejtua me një porosi të fortë të gjithë kandidatëve të Partisë Socialiste për deputetë në zgjedhjet e 25 prillit.

Gjatë prezantimit të kandidatëve, Rama iu kërkoi të gjithëve të hidhen në sulm, të vrapojnë pa pushim dhe të pasojnë topin te njëri-tjetri, përballë opozitës.

Duke u ndalur te kjo e fundit, Rama ironizoi sërish me përfaqësuesit e koalicionit opozitar, teksa tha se “duhet mbrojtur drejtësia e re nga Iliri, Monika e KÇK”.

“Ndeshja jonë fitohet, deri në momentin kur votat hyjnë në kuti, ndaj të fokusohemi te detyra që kemi secili, te programi i punës sonë, derë më derë, rrjet social më rrjet social, dritare më dritare. Kijeni parasysh, është shumë e rëndësishme, është se problemi ynë më i madh janë kundërshtarët e çekuilibruar, që kanë bërë gjithçka për ta humbur ndeshjen, program pa lidhje, një ekip mos o Zot, si një parking makinash të vjetra anash autostradës, Luli si roje parkingu që fle gjumë, Monika që iu bie borive të çmontuara për të ndaluar autokolonën tonë drejt fitores.

Vraponi pa pushim, pasojeni topin sa më shumë te njëri-tjetri, të gjithë në sulm, përballë atyre që kudo ku shfaqen kërkojnë një shesh për të bërë një përshesh. Të gjithë në sulm për ekonominë, shëndetësinë, arsimin, bujqësinë e Shqipërinë e së ardhmes. Në sulm për të ulur taksat, për të mos lejuar uljen e taksës mbi fitimin e biznesit të madh, në sulm për gjithçka. Në sulm për të mbrojtur mësuesit, infermierët, administratën nga rikthimi i shpatës dhe për të rritur më tej pagat, për të përmirësuar kushtet e punës së tyre. Në sulm për të rritur pagën minimale, që do ta cojmë patjetër 400 mijë lekë. Në sulm për të mbrojtur drejtësinë e re nga Iliri, Saliu, Monika e KÇK, që jep shpirt e nuk heq dorë. Në sulm për të mbrojtur qytetet e rilindura nga gropat, nga ridehja e qeverisë”, u shpreh kryeministri Rama.

S'KA KOMENTE