Rama ironizon Bashen:Me makina e dasmore kane nje dhender qe e presin...

Rama ironizon Bashen:Me makina e dasmore kane nje dhender qe e presin 1 ore

108
SHPËRNDAJE

𝐑𝐚𝐦𝐚 𝐢𝐫𝐨𝐧𝐢𝐳𝐨𝐧 𝐁𝐚𝐬𝐡𝐞̈𝐧: 𝐌𝐞 𝐦𝐚𝐤𝐢𝐧𝐚 𝐞 𝐝𝐚𝐬𝐦𝐨𝐫𝐞̈, 𝐤𝐚𝐧𝐞̈ 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐝𝐡𝐞𝐧𝐝𝐞̈𝐫𝐫 𝐪𝐞̈ 𝐢 𝐥𝐞̈ 𝐭𝐞̈ 𝐩𝐫𝐞𝐬𝐢𝐧 𝟏 𝐨𝐫𝐞̈ 𝐧𝐞̈ 𝐭𝐞̈ 𝐟𝐭𝐨𝐡𝐭𝐞̈. 𝐍𝐞 𝐫𝐞𝐬𝐩𝐞𝐤𝐭𝐨𝐣𝐦𝐞̈ 𝐥𝐢𝐠𝐣𝐢𝐧 𝐝𝐡𝐞 𝐬𝐡𝐞̈𝐧𝐝𝐞𝐭𝐢𝐧, 𝐚𝐭𝐚 𝐣𝐨

Kryeministri Edi Rama ka akuzuar kryedemokratin Lulzim Basha për mbledhjen e qindra dhe mijëra simpatizantëve në shehsin “Nënë Tereza” në hapjen e fushatës elektorale.

Ai tha se dy ceremonitë e ndryshme të PS dhe PD për hapjen e fushatës tregojnë edhe ndryshimet mes të dy krahëve politikë, ku në PS respektohet shëndeti dhe qytetari, ndërkohë që PD nuk respekton shtetin dhe ligjin.

“Duke ardhur nga vendi atje dhe duke e patur të qartë se çfarë përballje me temperaturën e ulët po kaloni të gjithë, e marr me mend se çfarë po mendoni në këtë moment: kush duron tani sa të mbarojë ky që kur fillon flet, nuk mbaron. Prandaj jemi bashkë, që vuajtjet t’i kalojmë bashkë, edhe pse në këtë rast jamë në këmbë, kurse ju do vazhdoni të qëndroni ulur. Sot ne nisim fundin e një fushate që nuk ka ndaluar në asnjë moment, që nga dita që morëm mandatin e parë, sepse ndryshe nga ç’ndodhte në të shkuarën, që në ditën e aprë kemi qenë në lëvizje të vazhdueshme.

Sot zyrtarisht nis fushata e zgjedhjeve të 25 prillit dhe jemi këtu për të respektuar këtë moment ku demokracia na imponon të dalim përpara popullit. Në një moment si ky, ne që jemi mësuar të kalojmë përmes detyrimeve, që janë një nga pjesët më të bukura të jetës politike, kur je me njerëzit ndajmë energjinë e madhe që prodhon një ndeshje, jemi faktikisht çuditshëm, sepse e tillë është koha.

Jemi duke bërë përpjekjen tonë serioze që ndërkohë që bëjmë detyrën, të respektojmë edhe rregullat e kësaj kohe. Kjo na jep mundësinë që të dëgjohemi, pasi fjala peshon më tepër se sa gjuajtja e saj. Sonte ne dhe ata u kemi vënë përpara syve njerëzve 2 kartolina. Mjafton të shohësh 2 kartolinat për të kuptuar ndryshimin e madh, hendekun e jashtëzakonshëm që na ndan ne nga ata në marrëdhënien tonë me njerëzit dhe shtetin. Këtu ka respekt për shtetin, ligjin, rregullat.

Atje nuk ka respekt për njerëzit. Kjo është fytyra e fushatës sonë. Fytyra e fushatës së tyre është krejt tjetër. Këtu ka përgjegjshmëri qytetare dhe familjare, atje sundon papërgjegjshmëria. Këtu shëndeti i njerëzve është edhe njëherë si çdo ditë mbi githçka tjetër, ndërsa atje partia është edhe mbi shëndetin e njerëzve. Këtu ka respekt për mjedisin, për hapësirën dhe ajrin. Atje ka ndotje dhe ka zhurmë. Me makina dhe me dasmorë që kanë vënë përpara një dhendërr që vonohet 1 orë. Merre me mend çfarë mund të presësh nga dikush që lë 1 orë në të ftohtë njerëzit që mbledh vetë. Po flinte gjumë, sepse takimin e lanë në orën 5. Ajo është një orë për t’u zgjuar dhe jo për të dalë Luli të presë njerëzit. Dasmorët dëgjonin klithma, britma, pasthirrma”, tha Rama

S'KA KOMENTE