Rama interviste per “BILD”,kritika BE per integrimin e Shqiperise

Rama interviste per “BILD”,kritika BE per integrimin e Shqiperise

89
SHPËRNDAJE

Kreu i qeverisë Edi Rama ka dhënë një intervistë për median gjermane  “Bild”, ku akuzon krerët e shteteve të Bashkimit Evropian për bllokimin e procesit të Integrimit për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Rama thot se BE përmes thyrjes së premtimeve po i çon drejt përçarjes vendet e Ballkanit Perëndimor.

“BE ka ‘thyer premtime’ dhe po çon një përçarje në popujt e Ballkanit me ‘cinizëm politik’. Si në historinë “Në pritje të Godosë”, thotë Rama në një artikull për BILD. “Vetëm flitet, por asgjë nuk ndodh!”

Sakaq më tej në intervistë, Rama thotë se ai është i vetëdijshëm se s Shqipëria dhe as Maqedonia e Veriut nuk janë gati për të qenë anëtarë të BE-së, pasi iu duhet të plotësojnë një sërë kërkesash.

“Ishte një ambicie e dashur për shumë kohë nga kombet tona, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian dhe kështu t’u mundësojnë qytetarëve tanë të përfitojnë nga një treg i lirë dhe të marrin pjesë në këtë demokraci të madhe.

Më lejoni të bëj të qartë diçka: si Kryeministër i Shqipërisë, unë e njoh plotësisht që ne nuk jemi gati të anëtarësohemi në Bashkimin Evropian sot, as Maqedonia e Veriut ose pjesa tjetër e Ballkanit Perëndimor.

Ka shumë kërkesa që ne duhet të plotësojmë në mënyrë që të bëhemi anëtar. Por dy kombet tona, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, kanë përmbushur të gjitha dhe më shumë kushtet e nevojshme për të filluar me të vërtetë procesin e negociatave me Brukselin. Një fillim i tillë i negociatave u vendos gjithashtu nga vetë Këshilli i BE në 2018”, ka thënë Rama.

S'KA KOMENTE