Rama i vendos “kufirin”ambasadores Kim: Kreun e SPAK nuk e zgjedh as...

Rama i vendos “kufirin”ambasadores Kim: Kreun e SPAK nuk e zgjedh as qeveria dhe as ambasada

75
SHPËRNDAJE

Kryeministri  I Shqiperisë, Edi Rama I ka vendosur “vijën e kuqe” ambasadores amerikane në Tiranë, Yuri Kim me lidhje me zgjedhje e kreut të ri të SPAK.

AI thotë se kreun e institucionit të ri të drejtësisë nuk e zgjedh as qeveria dhe as ambassda, por shtoi se KLP-ja duhet të dëgjojë vetë kandidatët, që kanë shprehur interes për këtë post.

Jam plotësisht dakord me AMBASADEN E SHBA dhe boll me thashethemet e katundit politik e mediatik! Kreun e SPAK s’e zgjedh as qeveria, as foltorja vulorja ,fallgjorja, as ambasada jo e jo, po një institucion i quajtur Këshilli i Lartë i Prokurorisë, që varet vetëm nga anëtarët e vet! Prandaj anëtarët e KLP të mos dëgjojnë askënd përveç kandidatëve,të mos lexojnë asgjë përveç biografisë profesionale të kandidatëve, të mos influencohen nga askush përveçse nga profili e perfomanca e kandidatëve! Ata japin llogari vetëm para pasqyrës së tyre dhe askujt tjetër,”-shkruan Edi Rama.

S'KA KOMENTE