Rama i drejtohet biznesit:Kemi taksa te uleta/Mos prisni t’ju vijë kontrolli e...

Rama i drejtohet biznesit:Kemi taksa te uleta/Mos prisni t’ju vijë kontrolli e të ndëshkoheni

103
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama ka thënë gjatë takimit me bizneset që ishin hapa të duhura ato për gjurmimin dhe ndjekjen e informalitetit, që sipas tij, dëmtonte qytetarët.

Rama tha se nuk gjen arsye se përse bizneset nuk deklarojnë të plota pagesat për punëmarrësit, pasi sipas tij, taksat në vendin tonë janë më të ulëtat në Rajon dhe Evropë. Ai tha që bizneset dhe sektorët e ndryshëm në vend të vetërregullohen e të mos presin që t’i shkojë kontrolli, pasi do të ndëshkohen. 

“Këto do i diskutojmë me komunitetin. Qoftë ndërhyrjen e re me ligj për profesionet e lira. Qoftë për shtrëngimin e masave kundër informalitetit dhe për mbrojtjen më të fortë të punëmarrësve të cënuar nga punëdhënësi. Do t’i konsultojmë me ju, komunitetin e biznesit, me profesionistët e lirë për të kuptuar se ku janë pikat e takimit. Natyrisht që një pjesë e tyre, janë arsyeja se përse ne po ndërhymë. Nga ana tjetër, duhet të kemi një dialog sa më gjithëpërfshirës. Elementi tjetër është që së shpejti do të avancojmë në politikë tjetër për personat me ndihmë ekonomike. Po e përsëris, objektivi është që bashkërisht të punojmë për të rritur dinjitetin dhe respektin për njerëzit që bëjnë një punë dhe meritojnë të marrin atë që u takon për sot dhe nesër. 

Të marrin pagën dhe kontributet e merituara. Kjo është arseja se përse ne jemi bashkë, partnerë. Arsyeja themelore është për t’i dhënë dinjitet punës. Askush s’ka të drejtë t’i hy në hak njerëzve, aq më tepër në kushtet e sotme, që s’janë të lehta. Barra duhet ndarë në mënyrë të arsyeshme. Kush ka shpatullat më të forta duhet të mbajë një pjesë të ballës. Aq më shumë në një vend që i yni që i ka taksat e ulëta. Nuk ka asnjë në rajon dhe Evropë taksë zero për biznesin e vogël siç e kemi ne. Nga ana tjetër taksa për biznesin e madh është më e larta në Rajon, e kemi ngritur ne dhe e dimë që është gjëja e duhur. Nuk është e lartë 15% është e arsyeshme.

Nuk do të rrisim asnjë taksë, por kjo prezumon që të gjithë të marrin përsipër pjesën e tyre. Ndryshe nuk funksionon. Gjithsesi për ta mbyllur është një moment inkurajues ndarja me ju dhe me publikun e këtyre rezultateve që kemi arritur bashkërisht sepse nuk është rritje pagash që ka ardhur si rezultat i një pagese nga ana juaj, por është rritje pagash që ka ardhur nga dalja e errësirës në dritë. Kjo është gjëja më e rëndësishme. Ndërkohë që këtu ka ndikuar çuarja lart në 400 mijë lekë të vjetra që hy në fuqi së shpejti dhe e bën pak më të lehtë për ju se s’ka më asnjë taksë. Do të rrisim pagat për ushtarakët, punonjësit e policisë, mësuesit, mjekët, infermierët dhe besoj që është një frymëmarrje e rëndësishme në këto kushte që jemi. 

Ne pamë të rëndësishme që këtë takim ta bëjmë në prani të atyre sektorëve që janë auditor. Përsëri drejtoria e tatimeve do të komunikojë me të gjithë tatimpaguesit për t’ju bëjë me dije rezultatet dhe t’u kërkojë që të vetërregullohen e të mos presin që t’i vijë kontrolli e të ndëshkohen”, tha kryeministri.

S'KA KOMENTE