Rama I delegon detyrën e ministrit të jashtëm , Gent Cakaj

Rama I delegon detyrën e ministrit të jashtëm , Gent Cakaj

56
SHPËRNDAJE

Kreu i qeverisë Edi Rama ia ka deleguar kompetencat e ministrit të jashtëm të propozuarit të tij Gent Cakaj, duke kaluar kështu mbi qëndrimin refuzues të presidentit Meta. Duke qenë se Cakaj është zëvendësministër i parë ai do të përfaqësojë Shqipërinë, si brenda, ashtu dhe jashtë vendit.

“Kjo është fjala ime më e shkurtër, unë i nënshkruari Edi Rama ia delegoj detyrën e ministrit të jashtëm zëvendësministrit të jashtëm Gent Cakajt, i cili do të përfaqësojë Shqipërinë si brenda dhe jashtë vendit”, u shpreh Rama.

Pa kësaj fjalie të shkurtër të Ramës, radha për të shprehur vlerësimet ndaj kryeministrit ishte e Cakajt, i cili komentoi edhe zërat e shumtë që janë shprehur kundër emërimit të tij.

Cakaj u shpreh se mosha e tij e re u konsiderua faj, në një kohë që duhej të ishte një burim energjie ndryshe në drejtimin e ministrisë së jashtme.

Kujtojmë që Gent Cakajt ishte një emër  që ngjalli shumë debate mes Ramës dhe Metës, pasi Presidenti refuzoi që ta dekretonte, duke thënë se ai përbënte rrezik për sigurinë kombëtare.

Sipas Metës Cakaj nuk ka përvojën dhe eksperiencën e duhur për të drejtuar politikën e jashtme të vendit, në një kohë kur Shqipërinë e presin sfida të reja integruese.

S'KA KOMENTE