Rama flet per shtyrjen e kartave te identitetit

Rama flet per shtyrjen e kartave te identitetit

93
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një deklaratë për mediat, pas mbledhjes së shtabit elektoral të Partisë Socialiste.

Ai u pyet nëse do të bëjë një koalicion parazgjedhor, por Rama tha se PS e ka bërë të qartë që e ka koalicionin me njerëzit.

Sa i përket koalicionit opozitar, ai tha se po punohet për një hibrid të pangrënshëm dhe të patretshëm.

“Sistemi që kemi zgjedhur është një sistem ku çdo parti garon me simbolin e saj dhe me skuadrën e saj, ose bën një koalicion me një simbol dhe në një skuadër të përbashkët. Ne e kemi pasur të qartë, që ne koalicionin e kemi me njerëzit dhe shumicën e kemi me njerëzit. Kështu që nuk kemi asnjë diskutim në këtë pikë. Sigurisht e mirëkuptoj pyetjen, duke parë se çfarë ndodh në kampin tjetër, ku po punohet për një hibrid të pangrënshëm, të pagëlltitshëm dhe të patretshëm”,- tha Rama.

Përsa i përket propozimit të opozitës për shtyrjen e afatit të mbarimit të kartave të identitetit, Rama tha se është një propozim i mirëpritur.

“Nuk e kam dëgjuar këtë si propozim, kur bëhet fjala te zgjedhjet, ato janë të përbashkëta, rregullat e lojës janë të propozuara bashkërisht, dhe çdo propozim është i mirëseardhur, bën sens dhe normalisht që do të trajtohet me seriozitetin e duhur”,- tha Rama.

S'KA KOMENTE