Rama flet për herë të parë për BOTOX-in: Ka një arsye pse...

Rama flet për herë të parë për BOTOX-in: Ka një arsye pse jam më i buzëqeshur

113
SHPËRNDAJE

Kryeministri Rama ka zhvilluar një takim ditën e sotme një takim me mbështetësit e PS në Tiranë. 

Ai e hapi fjalimin e tij mbi lajmet që ishin publikuar se ai kishte kryer ndërhyrje BOTOX, pasi u shfaq pa asnjë rrudhë në takimet e mëparshme elektorale.

Edi Rama: “Përshëndetje të gjithëve

Lajmi i fundit është që unë kam bërë botox.

Është lajm në mediat që i bëjnë të gjithë kohës botox sondazheve të Lulit, i bëjnë botox fushatës dhe partisë së Lulit.

Nuk lënë laps pa përdorur për t’i shtuar cdo ditë rrudha imazhit të Shqipërisë, për t’ja zhgarravitur cdo ditë faqen këtij vendi, dhe për ta ekspozuar cdo ditë karikaturën e shpirtit të tyre njerëzve të këtij vendi.

Unë botox, e pse kam bërë botox?! Sepse u jam dukur i qeshur dhe lëkura ime u është dukur si e Fevziut.

Ka një arsye pse unë jam më i qeshur, ka një arsye pse lodhja dhe stresi shihen më pak në ftyrën time, kjo arsye nuk është botox , kjo është dielli që ka filluar të shkëlqejë. Ka një arsye, kur shoh vaksinimin e mijëra gjyshërve…” 

Rama tha se arsyeja që fytyra e tij duket aq e kuruar dhe më e qeshur është për faktin se po bëhen progrese në fusha të ndryshme, si për shembull ajo e vaksinimit.

”Gjithsesi mesa duket fytyra ime ka filluar të reflektojë atë që po shtrihet në zemrat e të gjithë shqiptarëve që janë mbi 300 mijë të vaksinuar dhe natyrisht që ska se si të jetë ndryshe kur unë më në fund e shoh njësoj si qielli sot dritën në fund të pandemisë”- tha ai.

Gjatë fjalimit të tij, kreministri foli edhe për ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manatirliu e cila është kandidate për deputete në qytetin e Tiranës. Ai tregoi në mënyrë të shkurtër rrugëtimin e ministres në politikë duke i dhënë merita për përballimin e situatës së fatkeqësisë.

”Ka një arsye pse sot në skuadrën tonë janë gratë dhe vajzat që janë këtu dhe të gjitha historitë e tyre janë të ndryshme. 

Ogerta ka qënë një gjimnaziste kur në një grup të vogël u bashkuan me mua në një fushatë për zgjedhjet tona dhe kandidati filloi komunikimin me njerëzit në rrugë, dhe Ogerta vazhdoi rrugën e saj për të ardhur sot deri këtu, një rrugë e kërkesës ndaj vetes dhe e rritjes profesionale, e rritjes edhe të angazhimit shoqërorë, e meritës dhe që sot e coi aty ku papritur u gjend me barrën më të jashtëzakonshme të fatkqësisë”, tha kryeministri.

S'KA KOMENTE