Rama e perjashtoi nga PS ,ambasada e SHBA falënderon Dritan Lelin për...

Rama e perjashtoi nga PS ,ambasada e SHBA falënderon Dritan Lelin për partneritetin

813
SHPËRNDAJE

Ambasada amerikane në Tiranë ka përcjellë sot një mesazh falënderues për kryebashkiakun e Vlorës, Dritan Leli.

Në një mesazh në “Facebook”, ambasada e SHBA thekson se ndjehen krenarë për partneritetin tonë të fortë me Bashkinë e Vlorës.

Ky mesazh i ambasadës vjen pasi kryeministri Edi Rama kërkoi përjashtimin e Dritan Lelit nga fushata elektorale dhe PS, pasi ky i fundit refuzoi të ishte kandidat për deputet në listat e PS.

“Këndet tona Amerikane në të gjithë Shqipërinë përfaqësojnë miqësinë midis SHBA dhe Shqipërisë. Ne jemi shumë krenarë për partneritetin tonë të fortë me Bashkinë e Vlorës. Faleminderit, Kryetari Leli për mbështetjen tuaj. Le të vazhdojmë të ëndërrojmë, të shpërndajmë njohuri dhe të fuqizojmë rininë në 30 vitet e ardhshme dhe më tej, krah për krah!”, shkruan ambasada.

U.S. Embassy-Tiranaabout an hour ago

🇦🇱️ | Këndet tona Amerikane në të gjithë Shqipërinë përfaqësojnë miqësinë midis SHBA dhe Shqipërisë. Ne jemi shumë krenarë për partneritetin tonë të fortë me Bashkinë e Vlorës. Faleminderit, Kryetari Leli për mbështetjen tuaj. Le të vazhdojmë të ëndërrojmë, të shpërndajmë njohuri dhe të fuqizojmë rininë në 30 vitet e ardhshme dhe më tej, krah për krah! 

🇺🇸️ | Our American Corners throughout Albania are a representation of US – Albania friendship. We are very proud of our strong partnership with Vlora Municipality. Thank you, Mayor Leli for your support. Let’s keep on dreaming, sharing knowledge, and empowering youth for the next 30 and beyond, krah per krah! #Celebrating30YearsTogether
– with American Corner Vlora

May be an image of office and indoor

S'KA KOMENTE