RAMA :”Do të rrisim pagat e infermierëve , jane heronje”

RAMA :”Do të rrisim pagat e infermierëve , jane heronje”

389
SHPËRNDAJE

Në ceremoninë e zhvilluar në nderim të infermierëve e infermierëve, në ditën botërore të tyre, kryeministri Edi Rama, njoftoi se gjatë mandatit të tretë pagat e tyre do të rriten, në një nivel 40 %. 

Ai tha punonjësit shëndetësor, që fusin duart në xhepat e shqiptarëve, nuk përfaqësojnë armatën e madhe të infermierëve, të cilët janë sipas tij të nderuar në atë çka bëjnë. 

“Kjo është dita për të thënë që ne nuk do ia kishim dalë dot, as më shumë më pa sesa kaq, nëse nuk do të kishim investuar me të gjitha forcat, edhe pse jo të mjaftueshme mundësitë tona për ta ngritur në një nivel tjetër spitalet, pagën e mjekëve dhe infermierëve, e për t’i krijuar kushte të mira pune dhe atë parakusht të domosdoshëm që ka munguar. Nga ana tjetër dua t’ju them përsëri dhe sot kur zgjedhjet kanë mbaruar që rritja e pagës së infermiereve dhe infermierëve ka qenë e konsiderueshme, por e pamjaftueshme. 

Angazhimi ynë për të arritur pagën brenda mandatit të ri, në 40% akoma, është angazhim që mbetet dhe që do e përmbushim 100%. Për t’u mos u zgjatur në shumë gjëra që ia vlejnë të thuhen në një ditë si ky, dua të nënvizoj edhe diçka tjetër. Ne flasim për vaksinat dhe vaksinimet, është legjitime të jemi krenar për çka kemi arritur, sepse normalisht kemi bërë detyrën, por padiskutim edhe të tjerë si ne do të kishin dashur të bënin detyrën, po ja që jo të gjithë sot ne jemi në të njëjtën pozicion. Është krenari ta shohësh Shqipërinë në pjesën e sipërme të klasifikimit të vendeve Evropiane, ashtu sikundër, është kënaqësi të shohësh që Shqipëria së bashku me Finlandën janë dy vende me riskun më të ulët në Evropë, në këtë moment. 

Kjo luftë s’ka mbaruar e ne do të vazhdojmë të bëjmë tonën. Përtej asaj që kemi bërë ne për të siguruar vaksinat e përtej rezultatit, jo vetëm organizimi që sigurisht është meritë e pamohueshme e ministres, por puna juaj çdo ditë në të gjithë sistemin e vaksinatorëve, është fantastike. Disiplina, korrektesa, serioziteti, profesionalizmi, është mbresëlënës, prandaj respektit e mia më të sinqerta për këtë fakt dhe padiskutim që ky fakt na jep shumë energji e shumë besim akoma se në të gjithë procesin e transferimit të shëndetësisë, do të mbështetemi tek njerëz si ju. 

Jam i kaqardhur që sa herë ndodh në mjedisin publik, dalin pamjet e një ane të errët, neveritshme, të gjithë kësaj përpjekje, për shkak të individëve të caktuar që nuk janë në lartësinë e këtij misioni e nuk meritojnë të jenë në mesin e qytetarëve të lirë. Unë e di shumë mirë, ne e dimë, që individë të atillë nuk janë përfaqësuesit e armatës suaj. Ne e dimë shumë mirë që shumica dërrmuese e infermierëve dhe infermierëve të Shqipërisë janë heronj, e jo njerëz të ulët që fusin duart në xhepat e familjarëve për të bërë detyrën në raport me pacientët. 

Përfitoj nga rasti që ju kam përballë ju, nëpërmjet jush dhe kolegët tuaj, për t’iu thënë që nuk duhet të ligështoheni nga balta që e merrni të gjithë bashkë. Mos humbni sensin e punës së jashtëzakonshme që jeni duke bërë, mos harroni për asnjë sekondë dhe duhet të jeni krenarë, ku dilni nga shtëpia për të shkuar në punë, e iu bie për t’u kthyer në shtëpi. Sepse ajo që po bëni për popullin shqiptarë është historike”, tha Rama.

S'KA KOMENTE