Rama deputetëve: Kush nuk ka arritur objektivin të lirojë vendin

Rama deputetëve: Kush nuk ka arritur objektivin të lirojë vendin

429
SHPËRNDAJE

Për mua siç e kam thënë përpara ndeshjes nuk kanë rëndësi numrat individualë që ju keni marrë.

Gara e brendshme ka sjellë të mirat e saj por ka sjellë edhe disa mësime anësore që duhen analizuar me kujdes për ndeshjen tjetër pas 4 viteve.

Gjynah që nuk kemi arritur që ta maksimizojmë rezultatin final me plus 4 mandate të cilat i kemi rrugës për shkak të numrit të madh të votave të pavlefshme që kanë zgjedhur numrin 12 por kanë gabuar në vendosjen e numrit të kandidatëve.

Mesazhi im i parë për të gjithë familjes është që të jemi gati që të përgatitemi për zgjedhjet vendore dhe ato të vitit 2025.

Gati për të mbajtur përgjegjësinë dhe për të analizuar mandatin e dytë.

Duhet të nisim menjëherë një hapje të partisë. Duhet të rirreshtojmë nga e para të gjitha forcat në terren bazuar në rezultatet. Kush nuk ia ka arritur objektivin që nga niveli i drejtimit të organizatës deri tek niveli më i lartë organizativ duhet t’ia lërë vendin dikujt tjetër. Po ashtu kush nuk ia ka zbardhur faqen kësaj shumice në nivel ekzekutiv duhet gjithashtu që t’ia lërë vendin dikujt tjetër. Një komision i posaçëm duhet të ngrihet me shpejtësi që ta jetësojnë këtë operacion ripërtëritës dhe me anëtarësimin e prurjeve të reja”,- tha Rama

S'KA KOMENTE