Rama: Berisha e Basha nuk kanë asnjë legjitimitet veç e veç, situata...

Rama: Berisha e Basha nuk kanë asnjë legjitimitet veç e veç, situata e vështirë për momentin

29
SHPËRNDAJE

hkarkimet nga Kryesia e PD të Sali Berishës dhe 7 anëtarëve të tjerë të Komisionit të Rithemelimit janë komentuar sot nga kryeministri Edi Rama.

“Patjetër se…Nejse, kjo është për të qarë dhe për të qeshur, por unë nuk mund të qaj gjatë gjithë kohës për gjendjen dramatike ku është opozita. Nganjëherë dhe mund të qeshim. Nuk më rezulton se ka pasur anëtarë kryesisë të marrin këtë godinë me dhunë dhe nuk më rezulton që të ketë pasur fortifikime për të mbrojtur këtë godinë. Jemi të gjithë bashkë. Nuk jemi për kacafytje për interesa vetjake siç janë dy kufomat e PD që kanë marrë peng demokratët. Është një kacafytje që nuk e lëshon asnjëri sepse po ra njëri, bie dhe tjetri.

lg.php.gif
lg.php.gif

Asnjëherë askund për asnjë nuk janë të zgjidhura të gjitha problemet, në të gjitha familjet, organizatat, ka probleme për të zgjidhur nuk diskutohet. Ajo që është pak por e sigurt është që PS është në funksion të zgjidhjes së problemeve të njerëzve, ndërsa PD është në funksion të zgjidhjes së problemeve të njeri-tjetrit. Njëri pa seli, tjetri pa seli. Njëri i kyçur në seli, tjetri i kyçur në listën e zezë. Uroj që demokratët të shohin përpara.

lg.php.gif

Është gjithçka për t’u parë sepse nuk dimë kush është kush në këtë histori, kush përfaqëson këtë. Të dy këta përfaqësues të mbetur nga e shkuara nuk kanë asnjë legjitimitet veç e veç. Deputetët e PD-së janë legjitimë sepse janë aty me votën e popullit. Për sa kohë do të shohim se ka shans për bashkëpunim dhe bashkërendim, jemi aty për ta bërë, por situata është jashtëzakonisht e vështirë për momentin. Uroj të jetë një proces që shkon drejt një zgjidhjeje paqësore. Uroj që dhuna që pamë dhe fortifikimet nga ana tjetër të mbeten prapa dhe policia e Shtetit ishte në sfidën e vet më të vështirë të këtyre 30 viteve, sepse kurrë ndonjëherë më parë policia nuk e ka pasur sfidën të futet në oborrin e ndonjë partie për të ndarë dy palë që kacafyten dhe që mund të shkojë në gjakderdhje. Nuk kishte nevojë të fortifikohej PD, mund të thirrej Policia e Shtetit për ta mbrojtur dhe nuk do kishte as dhunë.”

S'KA KOMENTE