Rama apel Drejtësisë: Integrimi varet nga puna juaj

Rama apel Drejtësisë: Integrimi varet nga puna juaj

48
SHPËRNDAJE

Është mbajtur këtë të mërkurë ceremonia e ngritjes simbolike e flamurit të Europës në ambientet e Kryeministrisë, pas çeljes së negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Në fjalën e tij, kryeministri Edi Rama falënderoi duke përmendur me emra e të gjithë ish-ambasadorëve të Shqipërisë për punën që kanë bërë ndër vite për këtë arritje të cilën ai e quajti “historike”, por kreu i qeverisë “harroi” diplomaten aktuale amerikane Yuri Kim.

“Doja që përveç ftesës mos ishte nevoja të bëja më shumë në drejtim të ndërkombëtarëve por rruga e mundimshme , kthesat dhe tatëpjetat e vështira më kanë bërë më shumë se një herë dëshmitar të faktit që kjo arritje historike nuk mund të mendohet pa mbështetjen e tyre, njëso si reforma në drejtësi me mbështetjen e Amerikës. BE mishëron siguri paqe dhe gërmë e rendit ligjor të lirisë. Mes aleatëve ka disa që i gëzohen arritjes historike mes shumë syresh që nxinë si shpirti i tyre. I falënderoj me mirënjohje për gjithçka të gjithë ambasadorët bënë pa u lodhur që negociatat për anëtarësim u hapën dhe populli shqiptar të ngjitet në majë aty ku e meriton, dua tu kërkoj ndjesë për gojët e shthurur. Kujtoj Sorecën që lidhet me suksesin e kësaj arritje historike. Faleminderit ju që përfaqësoni në Shqipëri partnerët tanë të çmuar. Ngritja ceremoniale e BE në ballin e kësaj godine nuk është simboli i fundit por përshkallëzimi i kësaj beteje. Nga sot rruga jonë bëhet shumë më sfiduese. Sot hyjmë në një fazë të re, aftësinë për ndryshim hyjnë në një sprovë të re. Edh ligji dhe drejtësia hyjnë në një shkallë të re. Duhet tu them përfaqësuesve të drejtuesve të drejtësisë së re do të varet gjithçka nga puna e tyre, mos u mohoni fëmijëve tuaj Shqipërinë evropiane që meritojnë, sa të jem këtu unë shumica e qeverisë nuk do të bëhet mburoja e asnjë subjekti apo ish funksionari”, u shpreh Rama.

S'KA KOMENTE