Zgjedhjet në Serbi ,OSBE hap qendra votimi në Kosovë.

Zgjedhjet në Serbi ,OSBE hap qendra votimi në Kosovë.

22
SHPËRNDAJE

Misioni i OSBE-së në Kosovë do të hapë të dielën, në 24 prill, pesë qendra votimi me degët përkatëse, ku serbët e Kosovës mund të votojnë për zgjedhjet parlamentare në Kosovë.
Sipas njoftimit të OSBE-së , stafi i saj do të jetë prezent në secilën prej tyre.
OSBE deklaroi sot se ka bërë aranzhime për shpërndarje të duhur gjeografike të këtyre qendrave dhe degëve, gjë që siguron mbulim të duhur të zonave ku gjenden personat me të drejtë vote.
Ky angazhim i OSBE-së bazohet në modelet e operacioneve të mëhershme, në veçanti atë të vitit 2014. OSBE do të jetë bartës i operacionit në Kosovë, duke përfshirë edhe ruajtjen e materialit të ndjeshëm që do të përdoret në këtë proces. Materiali si fletëvotimet dhe listat e votuesve i janë dorëzuar OSBE-së nga Komisioni Zgjedhor Republikan i Serbisë. Mënyra e hedhjes së votës për personat me të drejtë vote do të jetë e njëjtë si në 2014.
Për personat me të drejtë vote, prania e Misionit të OSBE-së në teren ka vënë në dispozicion informacion rreth vendeve që do të shfrytëzohen për këtë operacion.
Pas përfundimit të procesit, OSBE do t’i bartë votat e grumbulluara në Rashkë dhe Vranjë (qytete në Serbi) dhe do t’ia dorëzojë ato Komisionit Zgjedhor Republikan të Serbisë për numërim e procedura të mëtejshme

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.