Zgjedhjet e parakohshme në Maqedoni në 5 qershor

Zgjedhjet e parakohshme në Maqedoni në 5 qershor

37
SHPËRNDAJE

Kryetari i Parlamentit të Republikës së Maqedonisë, Trajko Veljanoski firmosi sot vendimin për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme legjislative për më 5 qershor, njoftoi zyra e shtypit e parlamentit.

“Në bazë të kompetencave të mia kushtetuese dhe ligjore, në përputhje me vendimin për shpërbërjen e parlamentit të Republikës së Maqedonisë, sot firmosa vendimin për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme për deputetë në parlamentin e Republikës së Maqedonisë, që do të zhvillohen më 5 qershor 2016”, thotë Veljanoski në një deklaratë me shkrim.

Ai shpreh bindje se zgjedhjet do të zhvillohen në atmosferë të qetë dhe demokratike.

“Besoj se të gjithë subjektet e përfshira në procesin zgjedhor do të kontribuojnë që zgjedhjet të kalojnë në atmosferë të qetë dhe demokratike dhe që secili nga ne më 5 qershor do ta realizojë të drejtën e tij të votimit”, thekson kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë Trajko Veljanoski.

Zgjedhjet e parakohshme në Maqedoni ishin parashikuar të zhvilloheshin më 24 prill.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.