Vucic: Zgjedhjet ne Kosove, i fitoi kualicioni i luftes

Vucic: Zgjedhjet ne Kosove, i fitoi kualicioni i luftes

28
SHPËRNDAJE

SERBI– “Ne duam një dialog serioz me shqiptarët, por ata duhet të dinë se ne dëshirojmë që t’i ruajmë interesat e Serbisë dhe serbëve në Kosovë”. Kështu ka thënë presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç në lidhje me zgjedhjet parlamentare në Kosovë, ku koalicioni PDK-AAK-NISMA ka dalë fitues.

Vuçiç tha se në Kosovë ka fituar koalicioni i luftës që kërcënon serbët.
 

“I ashtuquajturi koalicion i luftës ose veteranëve i cili ka fituar shumicën në zgjedhjet në Kosovë është grup që hapur kërcënon serbët, dhe kjo do të na krijojë shumë probleme” tha ai duke shtuar se koalicioni në Prishtinë tani ka kundrejt vetes një bllok të unifikuar të përfaqësuesve politikë të serbëve, të cilat do të mbrojnë interesat e Serbisë dhe serbëve, raporton Tanjug, transmeton Klan Kosova.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.