Vuçiç paraqet qeverinë e re, përfshirë një ministre homoseksuale

Vuçiç paraqet qeverinë e re, përfshirë një ministre homoseksuale

189
SHPËRNDAJE

Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiç paraqiti sot kabinetin e ri, që për shumë analistë është shumë i ngjashëm me qeverinë e dy viteve të fundit.

Në qeverinë e re bën pjesë një ministre homoseksuale, një risi absolute për Serbinë dhe për gjithë Ballkanin.

Bëhet fjalë për Ana Bërnabiç, ministre e Administratës dhe Entiteteve Lokale.

U konfirmua koalicioni mes Partisë së Progresit Serb të Vuçiçit dhe Partisë Socialiste të ministrit të Jashtëm, Ivica Daçiç, i cili do ta mbajë këtë post.

Anëtare e re e koalicionit është edhe Aleance e Hungarezëve të Vojvodinës, ndërkohë që bie në sy që në qeverinë e re ka shumë teknikë dhe ekspertë.

”Nesër do ta paraqes qeverinë e re në parlament”, deklaroi sot kryeministri Vuçiç në një konferencë shtypi

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.