Vuçiç në inagurimin si President: ndërtojmë marrëdhënie të mira me të gjithë

Vuçiç në inagurimin si President: ndërtojmë marrëdhënie të mira me të gjithë

30
SHPËRNDAJE

Presidenti i ri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, bëri inaugurimin të premten në Beograd.
“Gjendemi në rrugën evropiane, duam të mbetemi aty, të ndërtojmë marrëdhënie të mira me të gjithë. Duam marrëdhënie të mira me SHBA-në, por u krenohemi edhe marrëdhënieve të mira me Rusinë”, tha Vuçiç.
Ceremonia e inaugurimit u mbajt në Pallatin e Serbisë në Beograd, i cili ka shërbyer si seli e qeverisë së ish-Republikës Federale të Jugosllavisë.
Ceremonia u ndoq nga rreth 5,000 mysafirë, përfshirë të dërguar nga Shtetet e Bashkuara dhe Rusia.
Delegacioni amerikan u kryesua nga Hoyt Brian Yee, zëvendësndihmës i sekretarit të Shtetit, ndërsa ai rus nga zëvendëskryeministri Dmitry Rogozin.
“Së bashku mund të lëvizim malet”, tha Vuçiç para të pranishmëve.
Ai pason në postin e presidentit Tomisllav Nikolliçin/REL

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.