VIDEO/Kapen ne Itali 12 milionë Euro drogë qe u nis nga...

VIDEO/Kapen ne Itali 12 milionë Euro drogë qe u nis nga Shqiperia

69
SHPËRNDAJE

Më shumë se 1 ton kanabis janë sekuestruar nga policia italiane dhe janë arrestuar dy trafikantë shqiptarë gjatë një operacioni masiv antidrogë.
Sipas mediave italiane, një skaf me motorë të fuqishëm i nisur nga brigjet shqiptare u pikas nga Guardia di Finanza dhe u ndoq në det për disa minuta. Në operacion u angazhuan forca të shumta policore nga deti dhe nga ajri. Skafi me drogë ishte drejtuar në veri të Barit.
Për t’i shpëtuar policisë, trafikantët hodhën në det ngarkesën me kanabis. Megjithatë, ndjekja rezultoi e suksesshme për policinë, e cila mundi të ndalonte gomonen dhe arrestoi dy shqiptarët H.E 37 vjeç dhe M.H 34 vjeç, të dy nga Vlora.
Ata akuzohen për posedim droge dhe trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Pas peshimit të drogës, rezultoi se ngarkesa ishte 1.2 ton kanabis me vlerë 12 milionë Euro.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.