VIDEO/ Viktima e parë nga përmbytjet ne Itali

VIDEO/ Viktima e parë nga përmbytjet ne Itali

71
SHPËRNDAJE

Peshkatari, i cili është raportuar i humbur gjatë përmbytjeve të fundit që kanë përfshinë veriperëndimin e vendit, është gjetur i vdekur, duke shënuar viktimën e parë të motit të keq.

Trupi i peshkatarit u gjet i pajetë të enjten në det mes Chiavarit e Lavagnas. Mauro Costaguta, 73-vjec, kishte dalë për peshkim dy ditë më parë, por stuhia dhe reshjet bënë që ai mos të kthehet më. Një tjetër person rezulton i humbur në zonën e Torinos.

Situata vijon të jetë kritike në rajonin e Piemontes dhe Ligurias, të cilat rezultojnë zonat më të dëmtuara, si pasojë e daljes nga shtrati të lumit Tanaro. 25 rrugë janë bllokuar totalisht nga ujërat, balta dhe mbeturinat e sjella nga lumi, dhe dëmi, paraprakisht raportohet se ka kapur shifrën e 100 milionë eurove.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.