Video/ Momenti i nje aksidenti te frikshem ne Greqi,4 viktima

Video/ Momenti i nje aksidenti te frikshem ne Greqi,4 viktima

160
SHPËRNDAJE

Një aksident i frikshëm me 4 viktima ka ndodhur dje pasdite në Greqi, pranë një parkimi në rrugën Athinë-Lamia, si pasojë e përplasjes së një automjeti Porsche me një Civic Honda.
Një 33 vjeçare, fëmija i saj 3 vjeçar dhe 2 miq të saj mbetën të vdekur në një “ferr” zjarri, pasi makina e tyre e cila kishte ndaluar në një parkim jashtë autostradës. Makina u godit me shpejtësi të çmendur nga një Porsche, që drejtohej nga një i ri 24 vjeçar, djali i një biznesmeni të njohur në Greqi.

Ajo çfarë mbeti ishin trupat e shkrumbuar në makinë, ndërsa sipas mediave greke në gjendje shoku është edhe bashkëshorti i 33-vjeçares në Civic Honda, i cili e pa tmerrin me sy. Mësohet se ai kishte dalë nga makina për të blerë diçka dhe në momentin që u kthye e gjeti të shkrumbuar nga flakët, pa mundur të bënte gjë për djalin, gruan dhe 2 miqtë.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.