VIDEO/ 45 makina përplasen në Serbi,mes të plagosurve shqiptarë

VIDEO/ 45 makina përplasen në Serbi,mes të plagosurve shqiptarë

48
SHPËRNDAJE

Stuhitë e ashpra të dëborës që kanë bllokuar pothuajse të gjithë rajonin dhe kanë paralizuar rajone të tëra kanë shkaktuar një aksident tejet të rëndë në autostradën Nish-Serbi.
Sipas raporteve të para, të paktën 45 automjete janë përplasur me njëra-tjetrën duke plagosur për 22 persona, shumica e të cilëve shqiptarë.
Ngjarja kaotike ka ndodhur saktësiht 10 kilometra para Nishit në korridorin që lidh Ballkanin me Evropën Perëndimore.
Dëshmitë e mediave serbe , raportojnë se shumica e personave të aksidentuar janë shqiptarë. Deri më tani nuk raportohet për viktima, ndërsa dëmet materiale janë të mëdha. Pas aksidentit, autostrada, ku ka prezencë borë, për pasojë është bllokuar, duke shtuar kështu radhën e madhe të mjeteve.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.