Veljanoski shpall zgjedhjet e parakohshme parlamentare

Veljanoski shpall zgjedhjet e parakohshme parlamentare

43
SHPËRNDAJE

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Trajko Veljanoski në përputhje me dispozitat kushtetuese dhe ligjore nënshkroi vendimin për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të cilat do të mbahen më 11 dhjetor të këtij viti.

Në njoftimin e tij Veljanoski shkruan se “me këtë akt, në përputhje me rregullat e demokracisë përfaqësuese, mandatin përsëri ia kthejmë popullit, i cili është autoriteti i vetëm suprem dhe më legjitim që të gjykojë, të vlerësojë dhe të vendosë, se cili opsion politik duhet të ketë nderin, por edhe obligimin për ta udhëhequr shtetin tonë”.

“Ndërkohë, Maqedonia do të hyjë në një periudhë të ndërlikuar të shtimit të aktiviteteve të partive politike, e cila besoj se do të kalojë në një atmosferë dinjitoze dhe do të kulmojë me zgjedhjet e 11 dhjetorit, atëherë kur do të zgjidhen përfaqësuesit e popullit të cilët do të jenë përbërja e nëntë e legjislativit të Maqedonisë”, theksoi Veljanoski.

“Duke pasur parasysh atë që është thënë, dëshiroj ta ndaj bindjen time të thellë se edhe gjatë kësaj periudhe parazgjedhore atdheu ynë do të japë provimin demokratik për pjekurinë dhe do të ngjitet në një nivel të ri kualitativ që paraqet qëllimin kryesor për të gjitha subjektet politike”, nënvizoi ai.

“Sinqerisht besoj se në dy muajt e ardhshëm të gjithë ne të cilët do të angazhohemi për zgjedhjet e 11 dhjetorit para nesh do të kemi ditën kur më pas përsëri do të duhet të ulemi dhe së bashku të vazhdojmë atje ku u ndalëm paraprakisht”, shtoi Veljanoski.

Ai theksoi se pas nënshkrimit ky vendim do t’i dorëzohet Komisionit Shtetëror zgjedhor.

Deputetët votuan dje pasdite me 110 vota pro vendimin për shpërndarjen e Parlamentit maqedonas duke i hapur rrugën zhvillimit të zgjedhjeve të parakohshme më 11 dhjetor konform marrëveshjes së liderëve të katër partive të mëdha për kapërcimin e krizës politike.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.