Vdesin 4 të rinj ne Itali,dy prej tyre shqiptare

Vdesin 4 të rinj ne Itali,dy prej tyre shqiptare

93
SHPËRNDAJE

Një aksident rrugor i ndodhur gjatë natës në komunën italiane Guidonia Montecelio i ka marrë jetën katër të rinjve.
Ata ishin në bordin e një “Mini Cooper” që përfundoi jashtë rruge rreth orës 3:30 të mëngjesit të sotëm në rrugën Tiburtina de u përplasu me muret e një restoranti.
Viktimat, dy djem dhe dy vajza mes 19 dhe 17-vjeç, nuk janë identifikuar akoma. Megjithatë, nga hetimet e para, të rinjtë janë me origjinë shqiptare, raporton media prestigjozja italiane “La Repubblica”.

Sipas medias italiane “TG COM” mes viktimave janë dy vajza shqiptare dhe dy djem italianë: Ambra Shailiani, 18 vjeçe, shqiptare me banim në Albuzzione të Italisë, Gjesika Gjnaj, 19 vjeçe; shqiptare me banim në të njëjtën zonë; Federico Baldi., 19 vjeç nga Tivoli dhe Riccardo Murdaca, 19 vjeç, po Tivoli, i cili ngiste makinën.

“TG COM” raporton se të katërt ishin duke udhëtuar më një makinë, që është përplasur me një pemë.

Më herët, u raportua se të katërt viktimat ishin shqiptarë.


Ata që dhanë alarmin ishin disa shoferë. Makina me të cilën udhëtonin të rinjtë u shkatërrua nga përplasja. Në vendngjarje mbërritën forcat zjarrfikëse, të cilave iu deshën më shumë se 3 orë për të nxjerrë dy trupa të ngecur në mjet. Ndërkohë, dy viktima të tjera fluturuan nga makina për shkak të përplasjes. Ata u gjetën 30 metra nga vendi i përplasjes.
“Ishte e tmerrshme, nuk mundëm të bënim asgjë”, thanë dëshmitarët.
Trupat u transportuan në morgun e Veranos për autopsinë që do të kryhet në orët e ardhshme. 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.