Ulpiana meriton të jetë park arkeologjik

Ulpiana meriton të jetë park arkeologjik

75
SHPËRNDAJE

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) në vjeshtë të këtij viti do të përfundojë punimet në Ulpianë, një vend arkeologjik në afërsi të Prishtinës,  i cili parashikohet të kthehet në një park arkeologjik.

Si i tillë, Ulpiana do të jetë parku i parë arkeologjik në Kosovë. Punimet në këtë vend kishin filluar që prej vitit 2010, ndërsa dy vitet e fundit, përveç gërmimeve që janë bërë, arkeologët kanë punuar edhe në konservimin dhe restaurimin e tij.

Ministri i Kulturës, Kujtim Shala, gjatë vizitës që bëri në këtë vend tha se “Ulpiana meriton të jetë parku i parë arkeologjik në Kosovë, si një shenjë nga më të vjetrit e identitetit tonë”.

Sipas tij, MKRS do të ndërmarrë masa të rëndësishme në fushën ligjore, sepse ndërrimi nga një lokalitet arkeologjik në park arkeologjik ka specifikat e veta.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.