Turqia konfirmon nisjen e bisedimeve për një kapitull të ri të anëtarësimit...

Turqia konfirmon nisjen e bisedimeve për një kapitull të ri të anëtarësimit në BE

38
SHPËRNDAJE

Turqia konfirmoi sot nisjen, më 30 qershor, të një kapitulli të ri të negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Evropian (BE) me këtë rast një formë testi përballë bllokut evropian, i cili ka premtuar për liberalizimin e sistemit të vizave për shtetasit e saj.

Kreu i diplomacisë, Mevlut Cavushoglu tha për median se do të kryente një vizitë në Bruksel me këtë rast, i shoqëruar nga kolegët e Çështjeve Evropiane, Omer Celik dhe ai i Drejtësisë Bekir Bozdag, për t’u takuar me zëvendëspresidentin e Komisionit Evropian, Frans Timmermans.

“Ne do të vizitojmë Brukselin për hapjen e këtij kapitulli dhe për të diskutuar gjithashtu ngërçin në lidhje me çështjen e liberalizimit të vizave për shtetasit turq në hapësirën Schengen”, vijoi ai.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.