Turqia arrestoi sot 40 ushtarë në nje bazë ushtarake

Turqia arrestoi sot 40 ushtarë në nje bazë ushtarake

32
SHPËRNDAJE

Turqia arrestoi sot 40 ushtarë në nje bazë ushtarake, në valën e arrestimeve pas grushtit të shtetit të kësaj vere, njoftoi agjencia zyrtare turke e lajmeve, Anadolu Agency (AA).
Ushtarët në bazën ushtarake në Konia, në rajonin qendror të vendit, akuzohen se kanë lidhje me Fethullah Gylenin, një predikues turk në mërgim në SHBA, të cilin qeveria turke e fajëson për grushtin e shtetit.
Shtatë pjesëtarë të tjerë të ushtrisë janë në kërkim.
Përveç kësaj, policia kreu bastisje në Izmir, në perëndim dhe në provincën Elazig, në lindje, duke arrestuar 31 persona të tjerë të dyshuar se kanë lidhje me Gylenin.
Turqia ka arrestuar zyrtarisht më shumë se 30 000 persona, që nga përpjekja për grusht shteti nga një fraksion ushtarak.
Më shumë se 50 000 nëpunës civilë janë pushuar dhe dhjetëra mijëra të tjerë janë pezulluar.
Kritikët e spastrimeve, që po kryhen në bazë të gjendjes së jashtëzakonshme, shprehen se qeveria ka arrestuar të pafajshëm dhe ka injoruar procesin hetimor. 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.